• |
ide | kryesore

City, udhëtimi i tifozëve drejt Portos falas: për finalen paguan Sheiku Mansour

-Instant, Sport



Paguan Sheiku Mansour. Pronari i Manchester City ka vendosur të bëjë një dhuratë për tifozët që do të udhëtojnë në Porto për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea, planifikuar për 29 maj: do të jetë ai që do të mbulojë kostot e fluturimit dhe transfertës në Portugali. “Mijëra mbështetës të City do të përfitojnë nga iniciativa e krijuar për të lehtësuar presionin ekonomik ndaj tifozëve që janë përballur – dhe po përballen akoma – me situata të komplikuara për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19,” lexohet në shënimin e klubit.

“I vetëdijshëm se si pandemia ka prekur të gjithë tifozët e Manchester City dhe ka shkaktuar një rritje në kostot e udhëtimit, Sheikh Mansour është përpjekur të heqë pengesën financiare më të rëndësishme për tifozët që do të jenë prezentë në finale – vazhdon komunikata e klubit – Kostot e fryra të Covid, së bashku me testet e nevojshme por të shtrenjta PCR do ta kishin bërë udhëtimin drejt finales të papërballueshme për shumë prej atyre mbështetësve me fat që u shortuan për një biletë”.

“Pep dhe ekipi kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe arritja në finalen e Ligës së Kampionëve pas një viti shumë të ngarkuar përfaqëson një moment me të vërtetë historik për klubin – shkruhet në deklaratën e Cityt – Prandaj është tepër e rëndësishme që numri më i madh i mundshëm i tifozëve të ketë mundësinë për të ndjekur këtë ndeshje të veçantë. Sidomos ata që e kanë mbështetur Manchester City në kohë të mira dhe të këqija për kaq shumë vite”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *