• |
ide | kryesore

Conor McGregor bëhet baba për të treën herë

-Instant, Paparazzi, Slider



Conor McGregor është një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm të arteve marciale, i cili ka bërë histori gjatë ndeshjeve të tij.

Së fundmi ai është bërë sërish baba. E fejuara e tij, Dee Devlin ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rian. Këtë lajm të ëmbël e ka bërë të ditur vetë Kampioni i UFC-së, përmes një postimi të Instagram, ku shihet teksa mbanë në krahë foshnjën e tij.

“Zot faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua dhe familjes time. Djali im i porsalindur, Rian McGregor”, ka shkruar ai krahas fotos.

Kujtojmë që Gregor ka dy fëmijë, djalin Conor Junior, i cili mbushi katër vite në fillim të këtij muaji dhe vajzën Croia, dy vjeçe.


Përsa i përket jetës profesionale, në qershor të vitit 2020, ai ka ka trishtuar fansat me lajmin se tashmë ‘po del në pension’, pasi nuk ka ndërmend të luajë më gjatë.

“Hey djema, kam vendosur të heq dorë nga ndeshja. Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme! Çfarë udhëtimi ka qenë! Ja ku është një foto e imja me mamanë time në Las Vegas, kur fitova një prej titujve botërorë.”- shkruan McGregor në postimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *