• |
ide | kryesore

Detaje/ 15-vjeçarja në Mirditë u përdhunua sistematikisht nga 5 persona nëpërmjet shantazhit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Mirditë të Lezhës, ku 5 persona, me atë të shantazhit, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 15 vjeçe.


Emitura ka nisur një njohje me njërin nga djemtë, e gjatë kësaj periudhe mes tyre ka pasur dhe momente intime.


Pikërisht këtë fakt ka shfrytëzuar një prej të rinjve, i cili e ka shantazhuar adoleshenten duke i thënë se aktin seksual e ka filmuar, e për të mos e shpërndarë më tej, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me 4 personat e tjerë, raporton News 24.

Në këto kushte, vajza i është bindur djalit, e në mënyrë sistematike, pa dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me 5 personat, për një periudhë disa mujore, më konkretisht nga muaji janar deri në prill.

Arrestimi i 5 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç , Ermal Tarazhi 30 vjeç , Nike Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj17 vjeç u bë në orët e para të mëngjesit të së martës. Ata ishin banor të fshatit Tarazh të Mirëditës, ndërsa vajza, jetonte në Rrëshen.

5 Comments

  1. Varur plerat, perveset, o mostra , o te pa udhe, te nenat, motrat, femijet c’ju mban pragu, jo meshire per mostraaat, me nje femije , qe mos befshit hajer ne dy botet, ptuu rac muti,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu