• |
ide | kryesore

Detaje/ 400 kilgramët e kokainës mbërritën në Durrës më 5 maj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtatë persona janë arrestuar si të implikuar në trafikun e rreth 400 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Lipjanit në kosovë, e cila në treg kapte vlerën e 20 milionë eurove. Operacioni nisi rreth orës 11 të së hënës në disa magazina në hyrje të Lipjanit, ku u shkarkua ngarkesa e drogës nga kamioni me mish.

Përveç drogës, policia kosovare ka sekuestruar edhe armë zjarri, municione dhe më shumë se 25 mijë euro, dinarë dhe pajisje teknologjike si kompiutera, lap top, celulare dhe DVR të kamerave të sigurisë. Autoritetet ishin njoftuar nga DEA Amerikane, kur kontenieri me mish mbërriti në portin Gioia di Tauro në Itali. Në bazë të pajisjeve teknologjike autoritetet kishin krijuar dyshimet se në këtë kontenier ishte fshehur lëndë narkotike. Bazuar në këto dyshime u njoftuan edhe autoritetet shqiptare dhe kosovare.

Kontenieri mbërriti në portin e Durrësit më 5 maj. Policia e Kufirit dhe ajo portuale e pozicionuan pas një tjetër kontenieri në mënyrë që t’i bllokonin rrugën, që në rast se dikush vinte për ta tërhequr, policia të kishte mundësi ta monitoronte. Përfaqësues të kompanisë “MCfood” shkuan në Portin e Durrësit më 15 maj dhe tërhoqën ngarkesën me një kamion me targa të Prishtinës, i cila gjatë gjithë rrugës u monitorua nga agjente të forcave operacionale.

Ngarkesa doli nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës dhe u parkua në oborrin e disa magazinave në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Prej datës 15 deri në 17 maj, kontenieri ka qëndruar nën vëzhgimin e agjentëve të policisë, por askush nuk kishte shkuar për ta marrë lëndën narkotike.

Grupi kriminal u aktivizua rreth ores 11 të së hënës dhe anëtarët e tij u arrestuan në flagrancë, duke marrë pakot me drogë. Polici ushtroi kontroll jo vetëm në magazinat në Lipjan, por edhe në banesat e të dyshuarve. Vijon ende hetimi dhe me agjencitë partnere për identifikimin e të gjithë të implikuarve në këtë linjë të trafikut ndërkombëtar.



1 Comment

  1. Ajo që Sali Berisha dhe Lulzim Basha pretendojnë se ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për të justifikuar humbjen dhe për mbajtur nën kontroll partinë duke u hedhur ‘hi syve’ demokratëve, në fakt e kanë aplikuar dhe realizuar vetë dy herë brenda Partisë Demokratike, duke manipuluar zgjedhjet për kryetarin në 2013 dhe 2017, histori të cilën po përgatiten për ta përsëritur në 13 qershor 2021. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë akuzuar jo vetëm nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, por edhe nga diplomatët perëndimorë, për manipulimin flagrant të zgjedhjeve për drejtimin e PD-së, për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën si i besuar i Familjes Berisha, për kontrollin e partisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *