• |
ide | kryesore

FOTO/ Uniforma e re e Juventus rrëzon hipotezën largim të Ronaldos: CR& e Dybala imazhe të bardhezinjve

-Instant, Sport



Uniforma e re e Juventus ka dhënë detajet më të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës, të paktën në këndvështrimin e tifozëve. Cristiano Ronaldo e Paolo Dybala janë imazhet e zgjedhura për të përfaqësuar fanellën. Një detaj i rëndësishëm, duke qenë se pikërisht dyshja bardhezi është e përfolur për një largim të mundshëm në merkaton e verës.

Zërat u shtuan edhe më tepër kur portugezi trasnportoi nga Torino, me një firmë portugeze, super makinat e tij luksoze. Por menjëherë pas këtij detaji, që u konsiderua fondamental, ka ardhur dalja e bardhezinjve me imazhin e Ronaldos për unformën e re. E bashkë me të edhe Dybala.

Dizajni i uniformës së re të torinezëve është e brandit Adidas, e natyrisht nuk ka më logon e kampionit, por është e linjës klasike, si nuk shihej prej kohësh. Për më tepër që është edhe një nderim për 10 vjetorin e stadiumit Allianz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *