• |
ide | kryesore

Gjesti i çmendur i babait të Scamaccas: futet në qendrën e Romës e kërcënon me levë lojtarët e dëmton makinat

-Instant, Sport



Një pasdite frike ajo e të hënës në Trigoria, kur babai i sulmuesit të Genoas, Gianluca Scamacca, hyri në qendrën sportive të verdhekuqve me një levë, duke kërcënuar të pranishmit dhe duke dëmtuar disa makina të parkuara. Emiliano Scamacca përfitoi nga postoblloku i hapur, për tu futur në kompleks, duke trembur edhe djemtë e sektorit të të rinjve që po stërviteshin në fusha të ndryshme të qendrës sportive, Fulvio Bernardini. Në një kohë të shkurtër ai u ndalua në fillim nga punonjësit e sigurisë së Romës dhe, më pas, nga policia që e arrestoi. Arsyet e gjestit të çmendur janë ende të panjohura.

Babai i Scamacca kishte veshur një tutë të Sassuolos. Mes makinave të shkatërruara është edhe ajo e menaxherit të përgjithshëm të Romës Tiago Pinto. I biri i tij, në pronësi të klubit jeshilzi dhe i huazuar te Genoa, është rritur në sektorin e të rinjve verdhekuq, me të cilët luajti nga 2012 në 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *