• |
ide | kryesore

Gruaja e viktimës në Shkodër kundër versionit të policisë: Autori nuk është Ibrahim Lici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rrjedhë e çuditshme ngjarjesh pasojnë vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Edhe pse policia ka shpallur një person në kërkim si autor të dyshuar për vrasjen, Ibrahim Licin, babai i tij, Mustafa Lici, por edhe bashkëshortja e viktimës Mustafa kanë dalë sot në kamera duke thënë se policia po gabon.

I biri në kërkim për vrasje, Mustafa Lici: Takova familjarët e viktimës, ata i dinë autorët 

Sipas bashkëshortes së vitkimës, Ingrid Mustafës, Endri nuk ka pasur kurrë probleme me familjen Lici, madje janë komshinj dhe kanë shkuar mirë dhe kishin shoqëri.

“Nuk kemi patur kurre asnje problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemte e tij. Une e kam thene edhe ne polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kane nxjerre sepse nuk ka asnje lidhje dhe jemi 100% te sigurte se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurre asnje problem me ata. Ate nate ne 10 te darkes Endri kerkoi te dilte nga banesa dhe me tha me jep nje xhakovento dhe me tha po shkoj deri ne livade dhe po vij per 10 minuta, nuk po vonoj tha. Une i thashe te lutem mos del se eshte nate por me tha nuk vonoj dhe vij menjehere.” – u shpreh Ingrid Mustafa.

Më tej, bashkëshortja tregon edhe bisedën e fundit me burrin e saj, para se të largohej nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë. Ajo nënkupton se Endri Mustafa mund të jetë nxjerrë në pritë.

“Doli me kete djalin komshi 15 vjeçarin, ai po e kerkonte qe nga mesdita. I kishte bere disa muhabete 15 vjeçari por nga qe ishte ne ate moshe nuk ia kemi vene veshin dhe i thash mos u merr me te sepse e njihnim çfare femije eshte dhe se me ke merrej ai. Burri e anashkaloi ate dhe iku ne 10 te darkes dhe nuk u kthye me.

Nuk me ka thene se as se per çfare po shkonte dhe as se çfare do bente. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka patur asnje konflikt me askend dhe nuk i ka bere askujt keq. As nuk ka patur kercenime dhe as nuk ka kerxenuar kend. Ai 15 vjeçi erdhi per qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dale jashte sepse nuk kishye besim tek askush. 15 vjeci i ka thene burrit qe nuk po te shkruaj mesazhe por dije qe kur te dergoj nje fotografi te nje kali dil jashte. Nje djale 15 vjeç te shprehet ashtu se di, dikush eshte pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me te. Qe kjo ka lidhje me Lict nuk eshte e vertete dhe une e kam deklaruar edhe ne polici sepse kemi shkuar shume mire.

Endri nuk ka dale me arme, nuk ka patur arme por vetem jelekun qe i kam dhene une sepse e kam percjelle une deri tek dera e shtepise dhe me tha se po vij per 10 minuta. Nga policia kerkojme qe ta gjejne se kush e ka vrare sepse autoret nuk kane patur asnje arsye qe ta bejne nje gje te tille. Thuhet qe edhe e kane dhunuar dhe kane thene qe ka demtime ne gjunj. Endri ka dale per dike qe i ka besuar shume sepse nuk ka dale kaq thjeshte jashte sepse nuk i ka besuar kujt. Ne dere te shtepise po te vinte kush nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush eshte. 15 vjeçi vinte tek ne nje here ne 6 muaj per kuaj sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte per t’ja kerkuar ndonje kale. Ai ka patur qe ne tetor te 2020 qe nuk kishte ardhur. Erdhi per festen e Bajramit per qejf sepse ai nuk kishte asnje te perbashket me burrin tim sepse ai 15 vjeç dhe burri 32. Endri ka qene ne kerkim nga policia dhe erdhi per festen e Bajramit ne shtepi sepse kishte kohe qe nuk i kishte pare femijet. Nuk qendronte ne shtepi por vinte nganjëherë”, ka thënë bashkëshortja e të ndjerit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *