• |
ide | kryesore

I biri në kërkim për vrasje, Mustafa Lici: Takova familjarët e viktimës, ata i dinë autorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I ati i Ibrahim Licit, Mustafa Lici ka reaguar ashpër për shpalljen në kërkim të të birit si autor i dyshuar i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër.

Zbardhet ekzekutimi i Endri Mustafës/ Shpallet në kërkim Ibrahim Lici, dyshohet si autori kryesor i vrasjes 

Mustafa Lici është shprehur se nuk është e vërtetë që djali i tij ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka thënë se ka takuar familjarët e viktimës, të cilët sipas tij, e dinë kush e ka kryer krimin.

“Bashkepunetori i krimit qe eshte i mitur eshte punetor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kane thene qe te thote se krimin gjoja e kane kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojme te mbrojtur nga kamerat. Eshte skenar i pergatitur nga policia por eshte nje bllof i radhes qe do deshtoje. Me daten 17 ky drejtor policie ka hequr nga kerkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap. Ky eshte i njejti krim si tek Ferracaku dhe vellai i te miturit ka folur edhe atehere duke thene se vrasjen e kane bere Ibrahimi Lici por ne jetojme me kamera. Kjo eshte nje flluske. Keto sherbetoret punojne pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetor te Bajrave. Familja e di shume mire se kush ia ka vrare djalin dhe kush e ka nxjerr jashte me telefonate. Krimi eshte sofistikuar ne ate menyre sa jetojme ne epoken e horave dhe vagabondave ndersa kane mbeshtetjen e policise se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.” – u shpreh Lici.

Ai i mëshon faktin se familja e tyre jeton e rrethuar nga kamerat, dhe hedh akuza për autorët e vërtetë të ngjajres, për të cilët  thotë se familja e viktimës i di se kush janë.

“Ne kemi arme shume te fuqishme para policise pasi kemi kamera ku jetojme dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni per baze kete shpifje. Eshte fatkqesi qe jetojme ne epoken e krimit dhe te horave por nuk kemi çfare te bejme. Flluskat e sapunit do bien shume shpejt poshte ashtu siç kane rene te tjerat vrasje qe i kane ngarkuar. Rrjedhin keto kriminel dhe eshte e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke. Gjyshet dhe katragjyshet keto familje i kane patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata ne gjithe fenomenet. Une kam qene tek familja e viktimes per tu pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marredheniesh kane me familjen tone. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur nje te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si te ndodh”, është shprehur Mustafa Lici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *