• |
ide | kryesore

I biri në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa/ Babai i të dyshuarit: Autori punon për Astmer Bilali dhe Bajrat

-Instant, Lajme, Të fundit



Mustafa Liçi, babai i te shpallurit ne kerkim për ekzekutimin e 32-vjeçarit Endri Mustafa, ka mohuar përfshirjen e djalit të tij në krimin e ndodhur në Shkodër. Babai i të dyshuarit, Ibrahim Liçi ka thënë se kamerat mund ta vërtetojnë se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Për Mustafën, ai ka thënë se e kishte fqinj prej vitesh dhe se 15-vjeçari i arrestuar nga policia si bashkëpuntor i krimit, Ergys Malja punon për Astmer Bilanin dhe grupin Bajri, pjesë e të cilëve ishte dhe viktima Mustafa.

“I mituri ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur kam kryer një krim me Ibrahim Licin. Por Ibrahim Lici dhe familja jonë qëndron e mbrojtur nga këta kriminelë duke jetuar nën kamera kudo që rrinë, kudo që hanë, kudo që pinë. Ky është një blof i përgatitur nga policia për të cilin mendoj se do ta realizojë duke i dhënë prioritet një fëmije, duke gënjyer një fëmijë dhe duke i thënë që ti do të kesh mbrojtjen tonë dhe do të ikësh jashtë dhe merr edhe këto pare. Por është një blof që do dështojë”, thotë babai i Liçit.

Edhe bashkëshortja e 32-vjeçarit të ekzekutuar ka pohuar se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me familjen Liçi. Përkundrazi ajo ka pranuar se djali i saj ka qenë shok me Ibrahim Liçin dhe se është shumë e sigurt që i dyshuari Liçi nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk kemi patur kurre asnje problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemte e tij. Une e kam thene edhe ne polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kane nxjerre sepse nuk ka asnje lidhje dhe jemi 100% te sigurte se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurre asnje problem me ata. Ate nate ne 10 te darkes Endri kerkoi te dilte nga banesa dhe me tha me jep nje xhakovento dhe me tha po shkoj deri ne livade dhe po vij per 10 minuta, nuk po vonoj tha. Une i thashe te lutem mos del se eshte nate por me tha nuk vonoj dhe vij menjehere. Doli me kete djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kerkonte qe nga mesdita. I kishte bere disa muhabete 15 vjeçari por nga qe ishte ne ate moshe nuk ia kemi vene veshin dhe i thash mos u merr me te sepse e njihnim çfare femije eshte dhe se me ke merrej ai. Burri e anashkaloi ate dhe iku ne 10 te darkes dhe nuk u kthye me. Nuk me ka thene se as se per çfare po shkonte dhe as se çfare do bente. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka patur asnje konflikt me askend dhe nuk i ka bere askujt keq.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *