• |
ide | kryesore

Ivi Kaso reagon pas refuzimit të kërkesës së PD nga KAS: Po shkelet çdo standart zgjedhor

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pas rrëzimit nga ana e KAS të kërkesës së opozitës për të ankimuar procesin zgjedhor në Vlorë.

Kaso është shprehur se me këto veprime, KAS nuk po lejon nxjerrjen e provave të asaj që opozita e quan masakër zgjedhore.

“Për të tretën herë radhazi KAS ka refuzuar marrjen e provave. Provat tona janë thelbësor për të provuar masakrën zgjedhore. Se dëshmojnë sjelljen në kundërshtim me ligjin dhe kundër vetë KQZ. Kjo refuzim i marrjes së provave është më e nevojshme për të zbuluar masakrën zgjedhore. Ditë pas dite po dëshmohen sjellje që e kanë karakterizuar këtë proces. Sot është ulëritëse dhe heshtja e KAS për marrjen e tyre. Është shkelje e çdo standardi zgjedhor që shkon kundër interesit të qytetarëve sot. Cdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona shkon kundër transparencës dhe interesit të qytetarëve. Sot u bë standard i dyfishtë se u artikulua që duhej hetim ndërsa nuk është pranuar kërkesa e opozitës. Ne do vazhdojmë në rrugën tonë për të shpallur të pavlefshme të tjera zona.” tha Kaso.



2 Comments

  1. Ajo që Sali Berisha dhe Lulzim Basha pretendojnë se ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për të justifikuar humbjen dhe për mbajtur nën kontroll partinë duke u hedhur ‘hi syve’ demokratëve, në fakt e kanë aplikuar dhe realizuar vetë dy herë brenda Partisë Demokratike, duke manipuluar zgjedhjet për kryetarin në 2013 dhe 2017, histori të cilën po përgatiten për ta përsëritur në 13 qershor 2021. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë akuzuar jo vetëm nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, por edhe nga diplomatët perëndimorë, për manipulimin flagrant të zgjedhjeve për drejtimin e PD-së, për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën si i besuar i Familjes Berisha, për kontrollin e partisë.Shko shikoh standartet ne pd o byrektor intelekfual Ivi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *