• |
ide | kryesore

Kadilli: Rama ka shenjat e Putinizmit dhe Erdoganizmit, por është goxha larg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në ‘A Show’, kandidati për kryetar partie në PD, Fatbardh Kadilli, edhe pse i cilësoi zgjedhje të manipuluara, sërish bëri fajtor kryetarin e opozitës Lulzim Basha, që sipas tij ka humbur shumë beteja dhe nuk mund të fshihet pas manipulimit të zgjedjheve që ka bërë Rama.

Kadilli tha se Rama nuk mund të krahasohet me Putinit dhe Erdoganit, pasi në Shqipëri nuk është vrarë asnjë gazetar.

“Në mënyrë absolute këto janë zgjedhje të padrejta, të pabarabarta, por legalisht janë të certifikuara. Proceset janë në vazhdim, por nuk shikoj që do të ndryshojë diçka.

Unë shpresoj shumë që këtë radhe të ndëshkohet krimi elektoral, blerja e votës dhe shumë shkelje ligjore.

Këtë radhë pashë një inxhinieri të blerjes së votës në mënyrë shumë më perfide.

Unë shikoj te Rama të gjithë elementët e Erdoganizmit dhe Putinizmit, po prapë jemi goxha larg.

Po marr vetëm patronazhiastët, shoqëria shqiptare reagoi dhe e ka antidotin më të fortë se dy shoqëritë, në Turqi dhe Rusi. Këtu nuk ka ndodhur që të vritet ndonjë gazetar.

E ka fajin ai që ka vjedhur por nëse mua më vidhet lopa e ka fajin dhe ai që nuk ruan lopën. Aq më tepër kur e ka të përsëritur.

Le të ikin Basha se e marr unë përsipër mbrojtjen e votës. Dhe nuk fshihem pas faktit që më kanë vjedhur.

Nuk mund të mos jetë Basha përgjegjës, e para që nuk ngriti dot frymë dhe e dyta që lejoi që të vidhen zgjedhjen. Unë nuk urrej asnjërin. Politikisht që kur Edi Rama ka hyrë në politikë kam qenë kundër tij.

Basha e ka humbur luftën. Rama aty do të jetë. Dhe më i sofistikuar. Do inxhinierojë edhe më shumë para dhe banda.

Nuk kam lënë asnjë betejë pa çuar deri në fund. Unë jam mbijetues në poltikë.’



9 Comments

  1. Nxorre koken Sorosian !Te aktivizuan me buton,plehraxhi do ruake voten po ruaj gruan tende ne shtepi o legen ?!Eshte me keq se Erdogam dhe Putin o plehre apo nuk ke sy !

  2. Epo mire, meqe qenka shume larg, po e mbajme deri sa te afrohet sa Putinin e Erdogani. A te qifsha trute mer kandidat per kandidat o Kadill. Luli duhet te zhduket nje minut e me pare, por dhe ti qe ma ben Ramen burre te mire, sje per kete pune mer daj.

  3. Që në surrat fukej se çfarë malli është.Ka nuancat e Putin e Erdogan por është larg tyre!!!!Ai nuk i vret gazetarët por i blen dhe hap çështje kundër tyre.Gjithë shtetin ai e drejton me ish sigurimsa e krimimelë.Arkën e shtetit e ka kthyer në bankën e vet e të sorollopit të tij.Që me Europën është në konflikt të përhershëm.Pra që qënka njëlloj si ata.Dhe Basha mor zotni është lider europian prandaj ti je një zero para tij dhe pse ti hiqesh sikur je një tillë.

  4. Shporru o Kadill, ti bashke me Bashen dhe parazitet e tjere nga opozita!! Mos te dukemi gje si budallenj neve, juve te gjithe nje mall jeni, te shitur. Dhe ti per vete e ke te shkruar ne balle se cili je, e ke dhurate nga natyra, cfar te besh?!!!

  5. Ore po nga na doli ky Kadilli bandilli. Nuk ka vrare gazetare Rama, ore DEBIL ka PERDHUNUAR e keqtrajtuar me a e te policise, ka mbyllur ja alé televizive, ja BLERE gazetare dhe mbi te gjitha ka hapur ERTV personale qe eshte ne konflikt interesi. Putin kurre nuk ka pranuar qe ka vrare gazetare edhe pse ka ndodhur. PD-ja duhet pastruar nga injorante si Kadilli bandilli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *