• |
ide | kryesore

Kim: E vërteta e përplasjes me Metën, kam folur në emër të Uashingtonit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Diplomatja tha në emisionin “Opinion” se detyra e saj në Shqipëri është shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.

Lidhur me me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal.

Ambasadorja refuzoi ti përgigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.

DEKLARATAT

Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Blendi Fevziu: Edhe tweet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?

Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.

Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme./ Opinion.al



12 Comments

    1. qa je tuj thane or ti.
      po andreotti e cossiga me urdhnat e kujt e kan qeveris italine per 50 vite , o koqedashi.

  1. Kur do ta mesoni. Po qe se je kundra amerikes, nuk shikon me dit te bardh.
    Po likja flet nga se ka hall te madh.
    Po un cuditem me ca komentues, se cfar halli kan? Kur shajn ambasadoren.

    1. Se pse komunist punone tek byrektorja e Shqupit disa të tjer Jane të Albin Kurti dhe disa punone në Lalze e Hale tek ilir Meta

    2. Ne skemi asnje hall, po amerika ca halli ka me ilir meten, tom doshin, vangjush dakon, dhe per ironi te fatit te gjithe nga e majta han buke keta horra ?

  2. Znj ambasadore, a mund te na i shpjegoni ne shqiptareve, pse interesi i Washingtonit eshte qe Shqiperia :
    te mos kete demokraci, te mos kete zgjedhje te lira dhe te ligjshme, te kete krim te organizuar dhe trafik droge, vrasje, qe shqiptaret te largohen nga vendi i tyre nga syte kembet?????
    A mund te na thoni qarte kush eshte plani i SHBA per Shqiperine per 20 vitet e ardhshme. A mos valle doni nje Shqiperi pa shqiptare???????????

  3. Plani eshte … lere fare se ashtu eshte nje muhabet. Palasa vend i bukur. Keni nje bregdet te mrekullueshem.

  4. doli prape kurva lekureverdhe e bande ambasades se kurvave, kjo e do ne goje,ne vagine e ne bythe njekohesishte ,na tregon departamentin e e pederasteve dhe gagareleve ,amerika nuk ka flamur por vetem dollare .fjala e gazetarit italian ticiano terzan se kjo amerike e ndyre kA MBI 50 VJETE qe nuk mbron asnje demokraci perkundrazi eshte hapur ne krahun e krimineleve sot eshte me evidente se kurre.ku shkele kemba e tyre nuk mbin as bari.te dalesh ne mbrojtje te nje bande qe eshte ne vend te pare ne bote per korrupsion,per droge,per krime ,per vjedhje dhe blerje votash,per kapjen e shtetit dhe drejtesise ne kete fare feje e tregon qarte se usa qendron ne krahe te tyre dhe eshte detyre e opozites qe ta abandonoje kete kurve koreane te pacipe ne ekstrem

  5. AORJANJA LAVIRE E KATANDISE SHQIPERIN NE KOMUNIZEM.TI SJE AMERIKANE TI SPUNON PER DEPERTAMENTIN AMERIKAN TI PUNON PER VETE DHE SORJANET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *