• |
ide | kryesore

Konflikti në Lindjen e Mesme, Dendias viziton Izraelin dhe territoret palestineze

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Izraelin dhe Gaza-n, duke u bërë kështu i pari ministër nga vendet e Bashkimit Evropian që përfshihet në temën e përplasjeve në Lindjen e Mesme.

Dendias do të vizitojë Izraelin dhe territoret palestineze për të parandaluar zhvillime të tilla si ato që çuan në memorandumin e kufirit detar Libi-Turqi, shkruajnë mediat greke. Ai do të takojë disa zyrtarë izraelitë kurse në Palestinë vetëm kryeministrin Mohamed Ibrahim Stageh dhe jo homologun e tij.

Athina është alarmuar për një plan të raportuar për shënjimin e zonave ekskluzive ekonomike midis Turqisë dhe Rripit të Gazës, shkruajnë mediat vendase.

“Vendimi i tij për të udhëtuar në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Ramallah u mor pas konsultimeve me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në një kohë kur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po kërkon të paraqitet si një mbrojtës i vetëm i palestinezëve mes tensioneve të përshkallëzuara midis Izraelit dhe Rripi i Gazës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *