• |
ide | kryesore

Lëvizja e papritur e Francës për Euro 2020: pas 5 vjetësh Benzema bëhet ‘gjel’

-Instant, Sport



Karim Benzema do të thirret nga Franca e nga Didier Deschamps në funksion të Kampionatit Evropian. Pesë vjet pas thirrjes së fundit, me të gjitha polemikat e çështjes që bëri zhurmë të madhe në media, sulmuesi i Real Madrid është gati të kthehet për të mbrojtur ngjyrat e ekipit të tij kombëtar. Në listën e 26 të thirrurve nga Franca, duket se do të ketë edhe një herë të parë: lojtari i Milanit Theo Hernandez ka bindur Deschamps dhe do të jetë i pranishëm, ashtu si vëllai i tij Lucas.

Grumbullimet nuk janë ende zyrtare, por mediat franceze tani flasin me siguri. Një lëvizje teknike dhe padiskutim e vlefshme ajo e trajnerit francez, i cili me një goditje do të gjejë në dispozicion dy lojtarë të nivelit ndërkombëtar, shumë të motivuar pas muajsh dhe vitesh pyetjesh për lënien e tyre jashtë kombëtares.

Benzema, protagonist i një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Real Madrid, është jashtë xhiros së kombëtares që nga Euro 2016, pas skandalit Valbuena, shoku i skuadrës që denoncoi një shantazh seksual në të cilin ishte i përfshirë edhe Karim.

E para absolute për Theo Hernandez, që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Milanit dhe, deri më tani, ka qenë gjithnjë i injoruar në përzgjedhjet e trajnerit francez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *