Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur. Personat, që i përkasin moshës nga 17 deri në 44 vjeç, janë vënë në pranga nga policia e Lezhës.
Blutë e Lezhës njoftojnë se të arrestuarit janë A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç. Pesë personat në fjalë, janë banues në fshatin Tarazh të Mirditës, e dyshohet se, në periudhën Janar–Prill të vitit 2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, më shumë se një herë me një 15-vjeçare banuese në Rrëshen.
Përbindësha në hell tju kalojnë.
Nje vend kaq i vogel si Shqiperia, te prodhoje kaq shume monstra per fryme ne te gjitha nivelet…eshte e tmerrshme.