• |
ide | kryesore

Pas një periudhe të gjatë mungese Big Brother nis audicionet

-Instant, F1, Paparazzi
Shkenca e Big Brother



Pas mungesës së gjatë, “Top Channel” do të rikthejë në ekran realityshow-n “Big Brother Albania”, i cili do të mbahet në ambientet e studiove të reja “Nova”, ku është ndërtuar shtëpia e konkurrentëve.
Faqja zyrtare në “Instagram” e këtij televizioni ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisin audicionet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këtë radhë do të këtë një ndryshim aspak të vogël pasi ata janë të gjithë personazhe VIP.

“‘Big Brother Vip’ vjen në Top Channel/ Së shpejti nisin audicionet për banorët e shtëpisë

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.
Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.
Dhe pyetja që po i mundon të gjithë fansat e këtij formati është padyshim ajo se kush do të jetë nën drejtimin e tij; Arbana Osmani apo ndonjë tjetër?!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *