• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët një pallat në zonën e “Shallvareve”

-Instant, Lajme, Të fundit



Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e “Shallvareve” në Tiranë. Zjarri ka përfshirë katin e shtatë të pallatit.

Në vend kanë shkuar tre zjarrfikëse dhe një autoshkallë dhe pas disa minutave punë flakët janë vendosur nën kontroll, teksa është djegur një dhomë e apartamentit. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë dalë të alarmuar.

Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një grua të moshuar e cila ishte mbyllur në banjo për t’i shpëtuar flakëve. Gruaja u transportua në spital për shkak të problemeve nga tymi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *