• |
ide | kryesore

Përplasen tre automjete në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, humbasin jetën dy persona (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, tre automjete janë përfshirë në aksident. Mësohet se nga përplasja dy persona kanë humbur jetën. Njëri prej tyre është 20 vjeçari me emrin Erglis Delaj.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe. Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa automjetet e aksidentuara janë shkatërruar thuajse tërësisht. Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *