• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë 55-vjeçari në Durrës, arrestohet autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka njoftuar se këtë të martë në lagjen Nr.13 në zonën e plazhit, pas një konflikti për motive të dobëta A. Ç., 51 vjeç, banues në këtë qytet ka goditur me thikë A.S., 55 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *