• |
ide | kryesore

“Porosia” e Yuri Kim: Të gjithë të njohin zgjedhjet, opozita të shkojë në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA është shprehur në emisionin “Opinion” se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ambasadorja thotë se SHBA pret që në muajin shtator Partia Demokratike të kthehet në parlament, duke thënë se vendi ka nevojë për një opozitë të plotë. Kim iu referohet deklaratave të kryedemokratit, Lulzim Basha, duke thënë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, PD do të jetë e pranishme në parlament.

“Mendoj se për Shtetet e Bashkuara, pikëpamja jonë është shumë e qartë. Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, vërejtëm se është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe për sa është e mundur, që partitë tani të mendojnë se si t’i shërbejnë popullit shqiptar, të gjithë popullit shqiptar. Pra, po presim me kënaqësi që të punojmë me të gjitha palët, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, dhe më duhet të them se më e rëndësishmja për ne është që Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në parlament” – tha ajo.

“Pikëpamja jonë është se të gjithë duhet të kishin qëndruar në parlament, por kjo është e kaluara. Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, e cila është një parti e rëndësishme, e cila ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme historike për zhvillimin e Shqipërisë. Nevojitet t’i shohim të kthehen në parlament dhe jemi shumë të kënaqur të shohim deklaratat e tyre ku bëjnë të qartë se kur të vijë shtatori, do të kthehen në parlament.

Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që pavarësisht çfarëdo kundërshtimesh që kanë, do të jenë në parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme. E dini, njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe mendoj që kur zhvillohen zgjedhje, ka festim, por ka edhe zhgënjim, por është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime të hapura për çfarë ndodhi dhe se cila është rruga përpara.

Unë për vete, e di cila është detyra ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësoj pozicionin e vendit tim. Dhe kur vjen fjala te kjo, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Duam që të jetë edhe më e ngushtë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo ka qëlluar të jetë zgjedhur nga populli shqiptar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” – tha Kim.



21 Comments

  1. Tha Vlahutino Mogerini.
    Vidh o Rame vidh sa te ngopesh se te ka rdhur dita.
    ZNJ KIM a e dini se 50 % e votuesve jane te pakenaqur dhe te irrituar nga keto deklarata pa mbaruar autopsia e kutive?

  2. Keto qe i vodhen zgjedhjet Trampit as qe i rruhet pse Rama ja vjedh votat Lulit ne albani. Te tjerat ja blablabla qe te can menderen.

  3. As mos i besoni kësaj.Ajo flet dhe është për amerikanët. Nuk përfaqëson shqiptarët. Të paktën ju opozitë kësaj rradhe mbroni idealin e 740 mijë votuesve tuaj.Mos i tradhtoni. Ato ju gjendën në krah.Pra: Mos njihni zgjedhjet,në emër të lirisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

  4. As mos i besoni kësaj.Ajo flet dhe është për amerikanët. Nuk përfaqëson shqiptarët. Të paktën ju opozitë kësaj rradhe mbroni idealin e 740 mijë votuesve tuaj.Mos i tradhtoni. Ato ju gjendën në krah.Pra: Mos njihni zgjedhjet,në emër të lirisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

  5. Vjedhje Vjedhje, Vjedhje, Vjedhje, Vjedhje.
    Masaker, Masaker, Masaker, Masaker, Masaker, Masaker.
    Ah moj zonja ambasdore, ti e the, qe flet ne emer te amerikes. Po ketu njerzit jan te trash. Ketu me shume besohet Luli, qe ka hall dhe ca nuk thot per karrigen e tij. Kurse ameriken e shikojn si te njeanshme.
    Se amerika dhjet gjak nga rama, dhe hesht.
    Hapni syt o militant, mendoni njeher te vetme si njerez te lire dhe me llogjik, dhe jo me mendjen e kryetarit qe eshte ne hall.

    1. Po kushe njerze more lume madhe ?? Njerze e thjeshte e dine se Lulzim Basha e Sali Berisha dhe ilir Meta kane Hallet e tyre dhe te familjarve te tyre qe nuk Ka len krime dhe vjedhe pa bër .. Mose shiko koment ketu se Jane nga byrektorja dhe njerzit e Albin Kurti nga Kosova Jo njerzit e thjeshte

  6. Dmth asgje , fjale fjale fjale,.bosh asgje
    Fjale patetike , flasin per procese te cilat nuk ekzistojne dhe iane te deshtuara pasi i zoteron vetem niera pale, pra rama

    Por ama qarte fare perkrahin fituesin sidoqofte ai . Deri kur ky lider rama psh i del kunder dhe atehere kujtohen per demokracine dhe proceset demokratike

    jane qendrime zyrokratesh dhe jo vendesh mike.

  7. Po kush eshte kjo qe nga nje studio e nje TV te korruptuar, dhe e nje pseudogazetari si Fevziu, na jep urdher te njohim keto zgjedhje thellesisht te manipuluara????????

  8. Kur amerikanet flasin ne favor te Edi Rames, duhet te jete kambane alarmi, Shqiperia dhe shqiptaria jane ne rrezik real. Kushedi cfare do te na degjojne veshet ne ditet ne vijim. Erion Veliaj nga ana tjeter na del ne fotografi me Palmer, i cili njohu zgjedhjet moniste te 30 Qershorit. Nje corbe eshte duke u gatuar ne kurriz te shqiptareve……..

  9. Boll se na e shpife me sygjerime!!!Dhe pastaj thotë që sndërhyjmë në problemet e brëndëshme thotë.Dmth ju pranoni që sjanë bërë vjedhje pra Rama është një lidër liberal e demokrat???Posi moj keni që në 96 që mbroni ish komunistët dhe njëherë nuk po shikojmë që të deklarohet e vërteta ashtu siç është!!!Dhe gjthë ata të pëndjekur antikomunistë janë zhgënjuer me ju.Edhe kësaj radhe që kishin besimin që do ndërhynte fortazi ju sygjeroni të hyjnë në parlament!!!!!Një gjë të dish ambasadore.Dhe durimi ka një kufi sepse për 45 vjet vuajtën nga baballarët e tyre dhe nuk do ta lejojnë të vuajnë më tepër nga fëmijët e nipërit e tyre.

  10. Zonja ambasadore ju jeni bèrè vegèl e Ramès nè ç;do aspekt po bèni teatèr ju i shèrbeni sektit kriminal me vullnet tè plotè ju mè mirè bèhuni anètare e ps pasi do ju kenè zili dhe vetè anètarèt e ps ju mbroni korrupsionin dhe kriminelèt qè vjedhin tè drejtèn e popullit ju vetè i denoncuat dhe pasi morèt shpèrblimin heshtèt turp pèr ju mos u shèrbeni armiqve tè kombit Shqiptar se njè ditè do pendoheni ta dish se ka Zot qè sheh gjithçka bèni nè shèrbim tè forcave tè errèsirès koha e tyre do mbarojè shumè shpejt

  11. Kjo ndrikulla eshte ber edhe per te qeshur edhe per te qar! Kush eshte kjo qe jep urdhera ???? Si u njohkan zgjedhjet kur ne kutite e votimit ka me shume flet votimi se zgjedhes ne listen zgjedhore? Kjo duhet te shpallet non grata ne emer te popullit,populli duhet te mari ne dore fatet e tij me cdo menyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *