• |
ide | kryesore

Publikohen pamjet nga martesa private e Ariana Grande me Dalton Gomez

-Instant, Paparazzi, Slider



Ariana Grande i ka surprizuar të gjithë së fundmi teksa është mësuar se ajo është martuar në fshehtësi të plotë me Dalton Gomez. Thuhet se këngëtarja ka organizuar ceremoninë e martesës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Lajmi i martesës u konfirmua mbrëmjen e djeshme nga përfaqësuese të Grande-s për mediat e huaja.

“Ata u martuan. Ceremonia ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, ka konfirmuar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.

Ndërkohë janë publikuar disa foto të shkrepura në ditën e martesës, ku shihet se jashtë shtëpisë së këngëtares janë parkuar disa makina, që duket se janë marrë me organizimin e ceremonisë. Fugonat e mëdhenj ju përkasin kompanive të eventeve, ndërsa në foto të tjera shihet ushqim dhe mjetet që janë përdorur për dekorimin e ambientit. Ndërkohë detajet e tjera pritet të mësohen në vijim, nëse do të ketë edhe një reagim nga ana e çiftit të sapomartuar.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Ariana Grande zbuloi se ishte fejuar me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së bashku me Dalton, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur. Ariana u shfaq për herë ta parë publikisht me Dalton në maj të këtij viti, gjatë videoklipit për këngën “Stuck Ëith U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *