• |
ide | kryesore

Real Madrid zgjedh trajnerin, bie Raul: AS zbulon kontratën e Allegrit

-Instant, Sport



Gara për pankinën e Real Madrid bëhet gjithnjë e më e vrullshme dhe, dita ditës, ka detaje të reja që, natyrisht, së shpejti do të çojnë në pikën e kthesës. Florentino Perez nuk e ka me nxitim dhe ka marrë kohën e duhur për të vendosur. Lista e kandidatëve është thuajse e limituar në maksimum. Sipas gazetës AS, shumë afër cështjeve të Blancos, zgjedhja është mes Massimiliano Allegri dhe Raul, por me ish-trajnerin e Juventusit të favorizuar për shkak të përvojës së tij me bardhezinjtë, për titujt kampionë të fituar dhe për finalet e Champions League ( të dyja sidoqoftë të humbura).

Pas dy vitesh larg qarkut të futbollit që ka rëndësi, Allegri është me të vërtetë i gatshëm të kthehet në lojë dhe gjithashtu në një mënyrë të shkëlqyer. Në Itali, gjithashtu, e dëshiron De Laurentiis, i cili me Gattuso ka qenë në mosmarrëveshje prej disa kohësh dhe po pret vetëm ditën e fundit për të mbyllur më pas raportin me trajnerin kalabrez.

Një kontratë dy-vjeçare është tashmë e gatshme për Max në Madrid, bashkë me mundësinë për të rinisur nga fillimi pas viteve të kaluara tek Juventus. Për zyrtarizimet është ende herët, duhet kaluar ende një finale e ashpër e La Ligas e gjitha për tu përcaktuar. Pastaj gjithçka do të kompletohet dhe, pas Ançelotit, një tjetër italian do të ulet në pankinën prestigjioz të Realit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *