• |
ide | kryesore

Roja i parcelës së kanabisit në gjendje të rëndë pasi u qëllua nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit

29 vjeçari Greseld Shpataraku, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në një aksion policor në Fier, është nisur drejt Tiranës për një mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e mirë.


Plumbi me të cilën e qëlluan punonjësit e Policisë, e ka prekur të riun në shpatull, duke i dëmtuar shtyllën kurrizore, e duke i shkaktuar paralizë të pjesshme në zonën e poshtme të trupit.


Shpataraku, pas ekzaminimeve në Fier dhe ndërhyrjes së kryer, është nisur në Tiranë, pasi plumbi i mbetur në pjesën shtyllës kurrizore e ka dëmtuar këtë të fundit dhe nuk i lejon lëvizjen.

Shpataraku u qëllua pasi sipas Policisë në momentin e aksionit, ai drejtoi armën ndaj efektivëve.

Ndërkohë SHÇBA nga ana e saj ka nisur hetimet për efektivët që qëlluan në drejtim të të riut, nëse ata kanë vepruar apo jo në kushtet e vetëmbrojtjes.

2 Comments

  1. Keshtu i vret policia e popullit njerzit e vet, kush ishte deshmitar aty per ate fukarain e gjore qe per te ushqyer femijet me buk ka shkuar atje roje, kapeni po deshet kapon kapeni, plagosni hallegjinjt🤮💩1000 here turp💩🤮

  2. Populli,
    kujt populli i takon ti se po me dukesh jo nga Shqiperia. Edhe une popull jam por por jo e atyre qe veprojne ne kunershtim me ligjet e shtetit dhe i drejtojne armet atij populli qe i mbron ato. Por ti nuk ke shume faj se kuptohet lehtesisht qe je injorat dhe manipulohesh lehte nga titujsh lajmesh qe vendosin gazetat e ndyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu