• |
ide | kryesore

Si ishin zgjedhjet e 25 prillit? Ambasadorja Yuri Kim jep qëndrimin e SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se Uashingtoni i cilëson të pranueshme zgjedhjet e 25 prillit dhe e ka lënë në dorë të OSBE – ODIHR të japë një verdikt përfundimtar.

“Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.

Blerja e votës? Është një problem që ishte në raportin paraprak të ODIHR, përveç disa aktiviteteve të tjera që shpresojmë se do të eliminohen nga zgjedhjet në Shqipëri. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë, por siç e përmenda më herët, tani ka dy gjëra që duhet të ndodhin. Së pari, janë paraqitur një numër ankimesh në SPAK, tek prokurorët dhe ligjzbatuesit. Ata duhet t’i marrin këto seriozisht dhe t’i hetojnë të gjitha këto raste.

Me sa kuptoj, deri tani, janë paraqitur 143 ankime dhe nga këto, 54 janë regjistruar sepse hetuesit vendosin cilat kanë meritë dhe cilat jo; cilat duhen hetuar nga SPAK dhe cilat nga prokuroritë e rretheve, bazuar në kompetencat e tyre. Me sa kuptoj, tani janë 37 çështje duke u hetuar në mënyrë aktive. I presim rezultatet e këtyre. Siç e dini, KQZ po shikon ankimet që janë dorëzuar, pra ka një proces” – tha ambasadorja Kim. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ra dhe miti Amerike per kuptimin e plote te nocionit demokraci.
    Keto zgjedhje ashtu ato ne 1996 kane qene me te peshtira ,me antipopullore me te vjedhura dhe shkaterrimtare.
    TURP TURP TURP.

  2. Un besoj me shume salen dhe lulin. Se ata cdo dit e me shume na e vertetojn qe jan me demokrat se amerikanet.
    Pd… Po vete per skrap si lsi.

  3. Cpune kane ” gazetaret” te pyesin nje personazh te nje vendi mijera km larg per cèshtjet e nje vendi tjeter??!!!. Pse ka kaq idjoter ne kete vend!!!!

  4. Kjo eshte e paafte. Vite drite larg nga ambasadori Donald Lu. Ambasadori Lu vuri gjithe vullnentin e tij, si te kishte shwiperine vendin e tij, per ta drejtuar vertet hulline ku rridhte politika Shwiptare. Perpjekjet e tij sidomos me Kuvendin e korrikut 2016 ku arriti te marre votat e vete Metes e Berishes per Reformen ne Drejtesi, do mbeten ne historine me te mire te atij Kuvendi ne demokraci. Ishte lufte e reale e fitore konkrete e demokracise.
    Iku Donald Lu, Reformes se Drejtesise i tille i mbeti emri sa per inerci.
    Kjo ambasadore eshte incompetente. Ngaterrestare. S’kane bythe t’ia thone cop Rames manipulimin me votimet.

  5. Xhaxha sorren si e kemi moj kimchi?

    Do na lere shendene noi dite apo do e upload-ni ne cylon, qe te jete i perjetshem?

    Pra e majta revolucionare, filloi me revolucionin e francez, per barazi, dhe tani ka me shume miljarderë se çkane pase te gjithe monarket bashke

    Edhe i gjo, na rrofsh allatet

  6. Jane mbledhur gjithe idiotet e Lapsit dhe thone se jane me demokrate dhe mendje dritur se sa nje ambasadore e nje vendi me demokraci qindra vjecare apo se sa nje organizate si ODIHR. Ata flasin ne baze te fakteve ndersa militantet e Lapsit perserisin fake news te PD humbese. Dhe ngaqe jane idiote dhe natyrisht nuk u pelqen fjala e ambasadores atehere kalojne ne mallkime dhe sharje raciste te ndyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *