• |
ide | kryesore

Strakoshës i hapen dyert e Premier League: Southampton nis bisedimet me Lazion

-Instant, Sport



Thomas Strakosha mund të luajë dy ndeshjet e fundit me fanellën e Lazios, ato që bardhekaltrit kanë në kalendar përpara se të mbyllin sezonin e tyre në Serie A. Shqiptari që me ardhjen e Pepe Reinas në skuadër e humbi vendin si titullar, nuk është më i paprekshëm për drejtuesit e klubit, përfshirë edhe drejtorin sportiv Igli Tare. Portieri i kombëtares kuqezi e ka kuptuar qartë mesazhin, që ka ardhur me lënien në stol, ndaj spanjollit veteran dhe është duke vlerësuar mundësitë. E fundit, por jo për nga rëndësia është ajo e Southampton.

Klubi anglez, që aktualisht është në vendin e 14 në Premier League, dy javë nga fundi, po kërkon të ndërtojë një sezon ndryshe për 2021-22, duke nisur nga merkato në portë. Kështu, shqiptari i Lazios është në fokus të Southampton, por duhet të bëjë llogaritë edhe me Borussia Dortmund. Strakosha ka një kontratë me bardhekaltrit deri në 2022 e pëlqehet edhe nga Bologna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *