• |
ide | kryesore

T.I. dhe Tiny Harris nën investigim, akuzohen për abuzim seksual dhe për dhënie droge tek persona të tjerë

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur amerikan, T.I. dhe bashkëshortja e tij Tiny Harris janë nën investigim nga policia në Los Angeles për shkak se akuzohen për abuzim seksual dhe për dhënie droge tek persona të tjerë. Policia ka konfirmuar për “ET” se ka një investigim aktiv për dyshen, por nuk pranoi të jepte detaje të tjera.

Në muajin mars, një përfaqësues ligjor i disa grave që kanë ngritur akuza të forta për çiftin, njoftoi në një konferencë se do të ngrinte akuza penale për dyshen. Ai tha se përfaqëson 11 persona, duke përfshirë 10 gra dhe një burrë, të cilët pretendojnë se janë viktima të disa krimeve, si rrëmbim, trafik droge dhe abuzim seksual, të cilat janë kryer nga T.I. dhe bashkëshortja e tij.

Por në muajin mars avokati i çiftit i mohoi këto akuza.

“Clifford (T.I.) dhe Tameka Harris mohojnë në termat më të fortë të mundshëm këto akuza të pabaza. Ne jemi të sigurt se nëse këto pretendime hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë, asnjë akuzë nuk do të paraqitet”, tha avokati i tyre, teksa ju bëri thirrje njerëzve që të mos përfshihen në këto ngjarje që hapur janë një përpjekje për të manipuluar shtypin dhe sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë avokati i 11 personave që kanë ngritur akuzën, ka treguar se është kontaktuar nga mbi 30 gra, të cilat pretendojnë se çifti i kanë rrëmbyer, droguar, përdhunuar dhe terrorizuar duke i kërcënuar me jetë nëse do të flisnin. Thuhet se këto ngjarje kanë ndodhur mes viteve 2005-2018 në Georgia, Florida dhe Los Angeles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *