• |
ide | kryesore

TAP shpall fazën Detyruese të Testimit të Tregut

Lajme, Të fundit



Baar Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG sot shpall fazën detyruese të testimit të tregut të tij, me një fazë informuese, e cila siguron dy muaj kohë deri në dorëzimin e ofertave aktuale, në 17 korrik, 2021.
Faza detyruese hapet pas miratimit të Projekt Propozimit të TAP, Operatorit Italian të Transmetimit Snam Rete Gas (SRG) dhe Operatorit Grek te Transmetimit DESFA, nga autoritetet rregullatore kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe të Italisë, në maj, 2021.
Dokumentet e fazës detyruese, përfshirë Propozimin e Projektit, Njoftimin e Përbashkët të TAP, SRG dhe DESFA, Njoftimin e Fazës Detyruese të TAP dhe dokumentacionin mbështetës dhe format përkatëse, janë në dispozicion këtu. Grupet e interesit dhe palët e interesuara mund të paraqesin oferta në [email protected] midis datave 17 korrik dhe 20 korrik 2021.
Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha: Pas katër muaj e gjysëm nga fillimi i kalimit së gazit përmes TAP, ne transportuam më shumë se 2 miliardë metra kub gaz dhe siguruam sisten transporti të sigurt dhe të besueshëm për transportuesit tanë. Mundësia për të zgjeruar kapacitetin e TAP në faza, në përputhje me kërkesën dhe ofertën përkatëse, është një mundësi e rëndësishme, veçanërisht për vendet në rajonin e Evropës Juglindore, e cila mund t’iu krijojë atyre mundësinë të arrijnë objektivat e tyre të dekarbonizimit.
Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “TAP ofron aktualisht tre skenarë zgjerimi: një zgjerim të kufizuar (rreth 14,4 bcm/a), një zgjerim të pjesshëm (përafërsisht 17.1 bcm/a) dhe një zgjerim të plotë (rreth 20bcm/a). Përmes procesit të hapur, transparent dhe jo-diskriminues të testimit të tregut, TAP ofron kapacitet me drejtimin perpara afatgjatë të qëndrueshëm në treg dhe ne presim me padurim të marrim oferta gjatë periudhës së verës”.

Sqarim
Testimi i tregut është procesi i rregulluar përmes të cilit transportuesit mund të kenë akses në kapacitet të ri, afatgjatë në TAP, duke mundësuar kështu zgjerimin e kapacitetit të TAP deri në 20 bcm/a.
Në përputhje me rregullat dhe procedurat e specifikuara në Udhëzimet për Testin e Tregut 2019 të Gazsjellësit Trans Adriatik, të miratuar nga autoritetet rregullatore kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, testimi i tregut kryhet në dy faza kryesore:
▪ një fazë jo detyruese, e cila filloi në 1 korrik 2019, tashmë e përfunduar, e vijuar nga
▪ një faze detyruese, e cila fillon në 17 maj 2021.
Faza detyruese e Testimit të Tregut 2019, është strukturuar si në vijim:

– 17 maj 2021 – hapja/ ҫelja e fazës informuese, gjatë së cilës ҫdo palë e interesuar mund të njihet me dokumentacionin e publikuar dhe të veprojë në përputhje me kërkesat e nevojshme për pjesëmarrjen në fazën detyruese të ofertimit.
– 17 korrik 2021 – hapja/ҫelja e fazës detyruese, gjatë së cilës mund të paraqiten ofertat, dhe çdo kapacitet mund të alokohet, pas një testi pozitiv të qëndrueshmërisë ekonomike.
Detajet në lidhje me nivelet e ofertës dhe rregullat tregtare të zbatueshme për fazën detyruese janë të përfshira në Propozimin e Projektit, të disponueshëm këtu.
Informacione të mëtejshme mbi pjesëmarrjen në fazën detyruese janë në dispozicion në Njoftimin e Përbashkët të TAP, SRG dhe DESFA, në Njoftimin specifik të Fazës Detyruese të TAP, dhe në dokumentacionin mbështetës, të disponueshëm këtu.
Për më shumë detaje dhe procedurën që duhet të ndiqni për dorëzimin e ofertave në pikën e interkoneksionit (IP) Nea Mesimvria, ju lutemi konsultoni faqen e internetit të DESFA (link), ndërsa për IP Melendugno, ju lutemi konsultoni në faqen e internetit të Snam Rete Gas (link).

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të ardhshëm. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari(IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të mëtejshme për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.
Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.
Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *