• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri banesës në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Keujë shpërthim



Mbrëmjen e djeshme një banesë është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në fshatin Lundër të Tiranës.

Denoncimi është kryer në polici nga vetë pronari i banesës.

Për ngjarjen ka reaguar vetë Policia e Tiranës, që njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ndërkohë shton se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *