• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea i treti: Brighton përmbys kampionët e rinj, United ndalet në shtëpi

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 37 të Premier League, Chelsea bëri një hap vendimtar drejt Ligës së Kampionëve: 2-1 ndaj Leicester, që e parakalon në vendin e tretë, me golat e Rudiger dhe Jorginhos. Manchester City rrëzohet befasisht, duke u përmbysur nga Brighton në 3-2, falë kartonit të kuq të Cancelos në fillim të ndeshjes. Shije e hidhur në gojë edhe për kushërinjtë e United, të bllokuar 1-1 nga Fulham, ndërsa Leeds mundi Southampton me një 0-2 të pastër.





Fitore, parakalim dhe vendi i tretë me synim Ligën e Kampionëve: Chelsea triumfon ndaj Leicester dhe merr maksimumin një javë nga fundi. Përplasja e drejtpërdrejtë e Stamford Bridge hapet me vendasit që tregojnë një formë shumë më superiore se Foxes, disa herë në prag të rënies. Shumë mundësi për Blutë, por në veçanti Werner që shënon dy gola, edhe pse në të dy rastet Var shuan ngazëllimin e gjermanit: fillimisht duke njohur një pozicion jashtë loje dhe më vonë duke pikasur se devijimin me dore e jo me kokë.


Miqtë rezistuan heroikisht deri në pjesën e dytë të lojës, që gjithsesi ndryshoi menjëherë fytyrën e ndeshjes: disa minuta janë të mjaftueshme dhe në një goditje këndi, Rudiger kaloi londinezët përpara. Miqtë u përpoqën të reagojnë, por në minutën e 21-të Var sinjalizoi një faull nga Fofana mbi Werner, kështu që Jorginho pati mundësinë të dyfishonte nga pika e bardhë, duke zhvendosur Schmeichel. Në këtë pikë Leciester nuk ka asgjë për të humbur dhe kjo vetëdije sjell menjëherë golin e shpresës, me zëvendësuesin Iheanacho që përfitin nga një rrëmbim i topit nga Ndidi që shënoi. Sidoqoftë, përpjekjet e dëshpëruara për miqtë përfunduan me goditjen mbi traversë të Perez në rikuperimin plot tension.



ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Manchester United 1 – 1 Fulham
Southampton 0 – 2 Leeds United
Brighton & Hove Albion 3 – 2 Manchester City
Chelsea 2 – 1 Leicester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *