• |
ide | kryesore

Video/ Inzaghi nuk e shpëton dot vëllain: dy shtylla e një penallti e humbur ndaj Torinos rrëzojnë Beneventon

-Instant, F1, Sport, Video



Objektiv i arritur për Torinon. Në rikuperimin e javës së 25 të Serie A granatat barazojnë 0-0 me Lazion, duke prekur shpëtimin e duke dënuar Beneventon në Serie B. Në Olimpico, në pjesën e parë Fabbri i anulloi një gol Immobiles për një faull ndaj Nkoulou. Në pjesën e dytë, arbitri nuk i dha penallti Muriqit, Sanabria goditi shtyllën e Immobile gaboi një penallti në të 83′. Në shtesë edhe Lazzari goditi shtyllën.

Një barazim i rrëmbyer me dhëmbë kundër Lazios, që ngjan si një fitore (penallti e humbur nga Immobile në minutën e 84). 0-0 në Olimpico në fakt lejon që Torino të shpëtojë, në Serie B shkon Benevento pa kaluar nëpër “playoff” të javës së fundit. Në pjesën e parë, rreziqet më të mëdha erdhën nga Lazio: një goditje me kokë nga Radu që u bllokua nga Izzo dhe goli i Immobile i anuluar nga një shtytje e sulmuesit ndaj Nkoulou. Për Strakoshën një drithërimë e vetme, në krosimin tinzar të Ansaldit, me topin që mbeti rrezikshëm në zonën e vogël.

Torino luajti kujdesshëm në mbrojtje edhe në pjesën e dytë. Sirigu devijoi një goditje të Luis Alberto në kënd, ndërsa pak më vonë Muriqi u bllokua nga Nkoulou. Një goditje në Sanabria u bllokua nga Strakosha, por ishte Lazio përsëri që krijoi probleme. Së pari Muriqi protestoi për një shtytje të pretenduar nga Ansaldi në zonë (gjithçka në rregull për gjyqtarin), pastaj Sirigu ndali një goditje të Lulic me këmbë. Në minutën e 71′ Sanabria goditi shtyllën, por Torino rrezikoi kapitullimin në të 84’. Immobile goditi penalltinë e akorduar për një faull nga Nkoulou po ndaj tij, duke e përplasur topin në shtyllë. Në shtyllën stampohet topi edhe në të 96’ nga Lazzari. 0-0 shpëton Torinon, Benevento shkon në Serie B.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *