• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Milot-Mamurras/ Zbulohet identiteti i viktimave që përfunduan në kanalin me ujë pas daljes nga rruga të mjetit

-Instant, Lajme, Të fundit

Një aksident tragjjik ka ndodhur në aksin Milot-Mamurras natën e djeshme, ku një automjet tip ‘Toyota’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë pranë saj. Për pasojë kanë humbur jetën dy personat të cilët po udhëtonin në makinë, të cilët janë identifikuar si: Urim Pepa, 39-vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi Saber Dunga, 45 vjeç, banues në Durrës.Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave.


Kërkimet po vijojnë ende për shkak se për shkak se dyshohet se një tjetër person ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu