• |
ide | kryesore

A përfundon këtu goditja ndaj Berishës

-Instant, 2, Ide

ShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij e ngushtë nuk mund të udhëtojnë më drejt atij vendi, për shkak të korrupsionit madhor.
Është e qartë për të gjithë se korrupsioni madhor nënkupton edhe vjedhje madhore – pra edhe varfërim madhor e të padrejtë të shumë personave që nuk do të duhej të ishin privuar prej disa mundësive e të drejtave që u takonin.
Por vjedhja madhore e një shteti dhe e një populli, nuk mund të ndëshkohet me ndalim udhëtimesh. Do të duhej së paku konfiskim dhe kthim i pasurisë së vjedhur te ata që janë privuar padrejtësisht prej saj.
Këtë gjë nuk mund ta bëjë ShBA, sepse së paku formalisht jemi vend sovran, por duhet ta bëjë sistemi gjyqësor e prokurorial i Shqipërisë, i cili tash gjendet para dilemës: t’ia nxijë faqen ShBA-së, apo t’ia nxijë faqen Berishës?
Duket si dilemë e lehtë, sigurisht, do të duhet të mbajnë anën e superfuqisë. Por problemi është më i ndërlikuar se ç’duket. Berisha nuk (dyshohet se) është thjesht një i korruptuar i rëndomtë e i parëndësishëm, por një dëshmitar i gati secilit proces të mbidheshëm e nëndheshëm në Shqipëri, në tre dekadat e fundit, shpesh edhe pjesëmarrës në procese si “lojtar, arbitër a trajner”.


Nëse ai dënohet – dhe nuk e kam fjalën për ndalim udhëtimi – ai do të mund të kthehej në një dëshmitar me vlerë të madhe (dhe rrezik të madh për dikë-dikë në majat e hierarkive politike, gjyqësore, biznesore, mediatike e kriminale në Shqipëri).
Dënimi gjyqësor i Berishës dhe hetimet e proceseve ku ai ka qenë i përfshirë, do të mund ta kthenin në një dëshmitar që prodhon një ortek a një tërmet të madh, të ngjashëm me “Mani pulite” në fillim të viteve 90 në Itali, ku një fushatë e madhe e drejtësisë prodhoi rrëzimin e pesë partive tradicionale që mbanin pushtetin me rotacion (il pentapartito).
A do të ndodhë kjo? Unë shpresoj se po. Por ftesat e Ramës për bashkëqeverisje me PD, dhe ndërthurja e shumë interesave për ta mbajtur situatën “ashtu siç është”, më bën të mendoj se më shumë ka gjasa që i vetmi ndëshkim për Berishën të mbetet ky ndalim udhëtimi.
Prandaj dilema e sistemit të drejtësisë në Shqipëri se “a t’i mbetet faqja e zezë Berishës apo ShBA-ve”, nuk e ka zgjidhjen aq të lehtë sa ç’duket.


©Lapsi.al

19 Comments

  1. Tym pa mish ne zgare! Edhe Tom (ko)Kdoshit ju ndalua viza per ne amerike …e ç’far, , vodhi prap votat e i tha amerikes me rruaj bishtin se s’ ke ç’me ben!

    1. Tom Doshi eshte burr jo “grua” si Sali Berisha. Ai dha doreheqjen si deputet pas akuzave nga USA kurse Sali krimimneli nuk po e bene. Do vijne forcat e gatshme amerikane ta marrin zvarr ashtu si bene me Bin Landen qe i dhane plumbion ne lule ta ballit.

  2. Ik mer legen, krahason mani pulite me legen prokuroret e rames

    Bq profesionist.

    Nonngrata nuk eshte ndeshkim o legen djale , por eshte ndikim politik ne shqiperi.
    Mos valle gjukanocic, vucic gruevski apo thaci jane te virgjer??

    Berisha nuk eshte enjell por eshte personi qe ka me ahune merita se cdo tjeter ne ballkan perendimor keton3 dekada

    Asnje lider ne maqedoni kosove mal te zi apo servi krahasohet me staturen e berishes

    Vetem rugova ja kalon asnje tjeter

    Rama nano meta jane hajdut ordiner

    Eshte ndikim i paligjshem politik ska asnje efekt tjeter o bq profesionist

  3. O qyqar analist (another one) ti prape Kazan mbetesh sipas Rames , I poshteruar e denigruar nga ai vete sa here del ne emisione dhe ju strukeni e sbeni ze para cmendurise se tij. S’arrini ne fakt dridheni para tij dhe beni sikur shqetesoheni e trimeroni per salen. E ardhmja per shume oponente perfshi Bushatin do jene non grata ne vendin e tyre. Atehere do lutni Bej zot te jem ne enderr.

  4. Me dhimbje ne shpirt ju them se shume shpejt edhe ju gazetaret opozitare nuk do flisni dot. Kjo po ndodh ne SHBA aktualisht. Amerikanet nuk e dine akoma se ku po shkojne , por ne qe e kemi provuar mungesen e fjales se lire eshte fatkeqesia me e madhe qe na ka ndodhur keto 30 vjetet e fundit.

    1. o medet kur flet per lirine e fjales ne USA.
      vetem nje shembull te fundit , censurimi i genjeshtrave te TRUMP ne transmetim direkt televiziv , vetem disa muaj me pare.
      mendohu pak pare se te shkruash se na mbyti ” FAKE NEWS”-i

  5. O kumandar Berisha, kerkoje deri ne fund pse-ne jo se do te te mungoje America por qe te shpertheje vullkani korrupsion ne Shqiperi, e te shpetojme nje here e mire prej jush e te shikojme se ku fle lepuri shqiptare sipas gjyetarit amerikan

  6. Çfarë lloj kafshësh jeni ju militantët e pedes. Zotëria po thotë se po u dënua realisht Berisha për gjithë krimet mostruoze që ka bërë ndaj shqiptarëve është i pashmangshëm edhe dënimi i Ramës, Nanos, Metës, Veliajt , Bashës e tjerë me radhë, ju kafshët prapë e sulmoni edhe pse ai uron ditën më të bardhë në shekullin e fundit të historisë tonë e ndoshta më gjerë!

    Paskeni qënë barbar fare o mostra, më mirë mos dënohet as1 politikafshë vetëm pse rrezikohet kryemostra juaj Sali Fazlliç Gërdeci?!!

    Po s’keni një minimum integriteti dhe rrespekti për gjuhën në të cilën shkruani o barbar sllave?!!

    1. Kafshe ndoshta je vete dhe kujton se jane te gjithe, po themi o idiot te nise hetimi dhe perzgjedhja nga keta vampire qe jane ne politike apo te fresket, apo harrove tahirin me shoke, meten pa ka kohe per ramen. Ashtu je me I besueshem. Sales 76 vjet spo ia qajme hallin. Le ta gjykoje historia po nuk genjehem nga gjurmet kur ujqerit ne pushtet po bejne kerdine.

  7. Është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje. Është një nga makthet se mos PD nuk i qëndronte afër.

    Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA bazuar në fakte dhe ky është qëndrim që ka marrë fund, është dënuar si vrasës, si hajdut dhe nuk i ikën ky dënim.

    Kjo është për të gënjyer ata 30 veta që kishin shkuar aty ta dëgjonin. Këto janë emocione momenti dhe makthe të PD që do të gënjejë militantët që ka ende njohje. Problemi është që ky është vendim i gjatë dhe PD do të varroset bashkë me Berishën”

  8. SHBA më akuzon pa fakte” dhe asaj që ai ka bërë në 30 vite politikë me akuzat ndaj të tjerëve.

    Sali Berisha është politikani që ka akuzuar këdo në mënyrat më monstruoze që mund të prodhojë imagjinata njerëzore. Ai ka akuzuar kë i ka dalë kundër si hajdut, kumarxhi, kurvar, të sëmurë psiqik, vrasës, drogaxhi, të zhytur në korrupsion, meduzaë të krimit e plot të tjera si këto. Thënë ndryshe, Sali Berisha ka sulmuar e akuzuar të gjithë ata që kanë menduar ndryshe nga ai, ose kundërshtarët e tij politikë direkt me akuza bombë, por asnjëherë të vetme nuk ka nxjerrë një provë të vetme që vërtetonte atë që thoshte.

  9. per te gjithe ju qe jeni ne dem te berishes, kam nje lajm te mire, shkoni ne shpi me urgjence se po ju qihen motrat me kar amerikan, nxitoni dhe ju per nje gojore.

  10. Frikë nga Sali Berisha apo nga SHBA?

    – Heshtin 6 partitë e reja nga VV deri tek Thurrja..

    – Heshtin të gjithë kritikët e Bashës…

    – Heshtin 7 partitë aleate që hyn në lista…

    – Heshtin partitë shqiptare në Kosovë, Maqedoni

    – Heshtin diaspora nga Vatra e me rradhë…

    – Heshtin themeluesit e Partisë Demokratike…

    – Heshtin ata që mbushin sheshet…

    – Heshtin të gjithë që nuk guxuan 30 vjet të flisnin

  11. Kujtojmë se Remzi Hoxha është zhdukur në Shqipëri në vitin 1995 pasi u rrëmbye nga ish-SHIK i Gazidedes, djali i tij tha dje në median e Kosovës se vendimi i SHBA për të ndaluar Sali Berishën dhe familjen e tij të shkojë në SHBA ishte një vendim i shumëpritur nga familja Hoxha, dhe si reagim për krimin mostruoz që i ndodhi babait të tij Remzi Hoxha.

    Duke folur në Kanali 10 në Kosovë, Adrian Hoxha tha se Sali Berisha është anti-shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

    “Unë Sali Berishën e njoh që prej 25 vitesh e gjysem, kur ka djeg dhe përvëlu familjen tonë dhe ne nuk i kemi eshtrat e babës. Pra 25 vite nuk kemi varr për babën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu