• |
ide | kryesore

Basha denoncon në Shkodër: Banditët i mbyllën mbledhjen dhe larguan një ambasadore perëndimore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke folur për abuzimet në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha deklaroi se në Shkodër ka ndodhur e pamendueshmja, pasi një ambasadoreje perëndimore iu mbyll mbledhja dhe u largua nga bandidtët.

Ai thekson se në këtë rast ka pasur gisht Tom Doshi, pasi banditët rrëmbyen një të ri i cili guxoi të ngrihej në këmbë dhe të thoshte “Këtu po blen vota Tom Doshi”. 

“Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi.”- tha Basha.



8 Comments

  1. Nëse vërtetë e doni Shqipërinë demokratike ngrihuni e mos qani!
    Hajdutët vetëm vjedhjën kanë profesion,besim,jetë,të ardhme,etj.

    1. Nese kjo ngjare eshte e vertete , do dali dhe do shprehet ajo ambasadorja.
      Por kam frike se me shume eshte viktmizim i Bashes .
      Te shohim sa e vertete eshte kjo gje.

  2. Kjo nuk te justifikon , Ti na dole garant se do ti mbroje me jete . Pse nuk e bere ? Tani ose largou ose protesta deri ne largimin e palloshit , rruge te mesme nuk ka . Mbaroi koha e pjo-ve . Ik ose rri varet nga ty . Nese futesh ne parlament dhe gjoja nuk njeh zgjedhjet je humbes i perjetshem . Nuk ke as me te voglin shans te fitosh ndonjehere , prandaj mos i merr ne qafe demokratet .

  3. Garant kundra narkoshtetit e vështirë por mos thënë e pamundur.U bë aq sa ishte e mundur deri në konflikt me armë në Elbasan.Dhe tani pas ankesave nuk shihni çpo bëhet???Të gjitha po hidhen poshtë.Ku është drejtësia alla Amerikane ???Asnjë lëvizje!!Atëhere çfar mund të Basha.Ai po pret çfarë fo bëjnë institucionet shqiptare e të huaja dhe atëhere ti sygjerohet çfarë të bëjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *