• |
ide | kryesore

Lufta kundër pandemisë, 200 milionë të vaksinuar në Bashkimin Europian

-Instant, Lajme, Planet
ursula von der leyen



Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka dhënë lajmin tjetër të mirë përsa i përket luftës kundër pandemisë së koronavirusit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Von de Leyen shprehet se në vendet e BE-së aktualisht janë vaksinuar 200 milionë persona dhe se ky proces do të vijojë me shpejtësi.

“Sot arritëm 200 milionë vaksinime në BE. Jemi në rrugë të mbarë drejt objektivit tonë për të imunizuar rreth 70% të personave të rritur në BE brenda muajit korrik. Vaksinimi do të na ndihmojë të mundim pandeminë”, shkruan presidentja e KE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *