• |
ide | kryesore

“Mesazhe e premtime, deri në Kombëtare”: Bonucci presioni lojtarëve të zgjidhnin menaxherin e tij, nis hetimi

-Instant, Sport



Mes një polemike dhe një tjetre në fundin e kampionatit, në futbollin italian tani ka shpërthyer një luftë e vërtetë larg fushës, mes menaxherëve. Përplasjet mes agjentëve të ndryshëm, të cilat kanë kohë që vazhdojnë, kanë ardhur tani në vëmendjen e prokurorit të FIGC, i cili dëgjoi disa protagonistë përpara se t’ia dorëzonte materialin Komisionit Federal. Nga njëra anë, WSA e Alessandro Luccit, i akuzuar për “blerjen” e lojtarëve me presion dhe premtime, nga ana tjetër menaxherët e Kulusevskit, Castrovillit dhe ish-agjenti i Scamaccas. Në qendër të cështjes është edhe Leonardo Bonucci, i asistuar nga Lucci.

Sipas denoncimit të Assoagenti, siç raportohet nga Il Messaggero, Alessandro Lucci përmes mbrojtësit të Juventusit praktikonte “aktivitete shqetësuese për lojtarët e tjerë, për t’i nxitur ata të largoheshin nga përfaqësuesi i tyre, duke transferuar autorizimin tek ai”. Modaliteti, sipas rikonstruksioneve, ishte gjithmonë i njëjtë: mesazhe të vazhdueshme, premtime për kontrata më të mira dhe fanella blu e ekipit kombëtar. Për më tepër, Bonucci në dhomën e zhveshjes ishte i ngarkuar për ti bërë presion shokëve të skuadrës për të kaluar tek WSA, por në fakt nuk është i vetmi që e ka bërë këtë.

Premtimi i supozuar i një të ardhme në ekipin kombëtar, nëse konfirmohet, do të përfshinte në cështje gjithashtu edhe njerëz të lidhur me mjedise institucionale. Kjo është arsyeja pse prokurori i FIGC ka vendosur të hedhë dritë mbi problemin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *