• |
ide | kryesore

Moti, nesër rikthehen reshjet e shiut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për motin për ditën e nesërme (20 maj). Sipas këtij shërbimi reshjet e shiut do të fillojnë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së nesërme me intesitet mesatar në pjesë të ndryshme të vendit.

Statusi i plotë:

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme. Moti parshikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e shiut do te mbeten prezente te herpashershme kryesisht përgjatë Ultesirës Perëndimore dhe zonave malore. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
zonat malore 6°C deri në 20°C
zonat e ulëta 7°C deri në 22°C
zonat bregdetare 11°C deri në 20°C



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *