• |
ide | kryesore

Njihuni me aplikacionin më të ri të google, që njeh më shumë se 200 gjëndje të lëkurës

-Instant, Stil



Google ka zbuluar një mjet që përdorë inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e kushteve të lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët.

Aplikacionit AI, i është dhënë e drejta për përdorim si një mjet mjekësor në Europë. Një ekspert i kancerit tha se AI mund t’i lejojë mjekët të sigurojnë trajtim më të përshtatur për pacientët.

“AI mund të njohë 288 gjendje të lëkurës, por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor,”- tha Google.

Janë dashur tre vjet për t’u zhvilluar dhe është trajnuar në një set të të dhënave prej 65,000 imazhesh të gjendjeve të diagnostikuara, si dhe miliona imazhesh që tregojnë shenja për të cilat njerëzit shqetësohen dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndetshme, në të gjitha nuancat dhe tonet. Aplikacioni gjithashtu kërkon që pacientët t’u përgjigjen një sërë pyetjesh në internet.

Aktualisht asnjë nga këto mjete nuk është aprovuar si një alternativë ndaj diagnozës njerëzore. Google thotë se ka rreth 10 miliardë kërkime për lëkurën, flokët dhe thonjtë në motorin e saj të kërkimit çdo vit.

Mjekët dhe zhvilluesit e përfshirë thanë se AI është optimizuar për të shmangur vonesën e diagnostikimit të kancerit të lëkurës apo kushteve të tjera të rënda dhe njerëzit do këshillohen se çfarë duhet të bëjnë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *