• |
ide | kryesore

Qeveria e Kurtit kërkesë Osmanit: Shkarko të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme në Kosovë i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të largojë nga detyra të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Mediat e Kosovës shkruajnë se të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht duhet të falenderohen për punën e tyre si dhe të hiqen nga postet diplomatike që kanë. Në njoftimin e MJPD-së gjithashtu bëhet e ditur se Ministrja Donika Gërvalla do të bëjë një deklaratë për shtyp ditën e nesërme.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, – thuhet në përgjigjen e MPJD-së. Në lidhje me këtë propozim ende nuk ka një reagim nga ana e Presidentes Osmani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *