• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Milot, nxirret nga kanali me ujë trupi i viktimës së tretë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi pas mesnate në aksin rrugor Milot-Mamurras. Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, kur një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga duke përfunduar në kanal me ujë.

Policia njofton se viktima e tretë që është nxjerrë nga uji është shtetasi Nikoll (Dritan) Gjoni, nga Puka, kërkimet për trupin e të cilit vazhduan disa orë nga polumbarët. Më herët ishin nxjerrë trupat e pajetë të shtetasve Urim Pepa, 39-vjeç, banues në Tiranë dhe Saber Dunga, 45 vjeç, banues

në Durrës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *