• |
ide | kryesore

River Plate me 12 lojtarë dhe asnjë portier në Libertadores: Covid detyron një mesfushor të futet në portë

-Instant, Sport



River Plate do të zbresë në fushë në ndeshjen tjetër në Copa Libertadores me një mesfushor në portë. Jo, nuk është ideja e fundit e trajnerit Marcelo Gallardo dhe as një lëvizje futuriste drejt një futbolli të ri total, por një zgjidhje emergjente pasi CONMEBOL nuk pranoi kërkesën e klubit argjentinas, për të përfshirë dy portierë të rinj në listën e të grumbulluarve. Millonarios kanë 25 të teseruar në izolim dhe vetëm 12 lojtarë të disponueshëm për ndeshjen.

River Plate u përpoq të kërkonte të mund të përfshinte në listë Alan Leonardo Diaz dhe Agustin Gomez, por CONMEBOL, që për problemet që kishin të bënin me Covid tashmë kishte dhënë mundësinë për të zgjeruar në 50 (nga 25) numrin e lojtarëve të regjistruar para fillimit të kompeticionit, nuk dëgjoi asnjë arsye.

Klubi argjentinas paguan tani neglizhencën se regjistroi vetëm 32 lojtarë nga 50 në dispozicion dhe tani, kundër Independiente Santa Fe, Gallardo do të duhet të fusë një lojtar në portë. Trajneri në stërvitje i ka vendosur dorezat mesfushorit Enzo Perez, i gjatë 179 centimetra dhe një nga 12 lojtarët në dispozicion për ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *