• |
ide | kryesore

Si bëri paqe Basha me Qifen duke ia hequr emrin nga: “regjimi Rama- Doshi”

-Instant, Kryesore



Ata njerëz gjithnjë e më të pakët që vazhdojnë të kenë ndonjë kuriozitet për turin e pakuptimtë që po zhvillon pas humbjes Basha me demokratët, kanë vënë re një ndryshim radikal në fjalorin e kreut të PD. Emërtimi që ai i bën regjimit ka ndryshuar. Nëse menjëherë pas zgjedhjeve dhe rezultatit të çuditshëm që morën PSD e Tom Doshit dhe njerëzit e Aqif Rakipit në Elbasan dhe Tiranë, Basha filloi të fliste për regjimin Rama, Doshi, Rakipi.

Shtimi i këtyre dy emrave përkrah atij të kryeministrit linte të kuptohej qartë se në 25 prill kishte ndodhur një anomali e madhe që nuk kishte të bënte fare me një votim për arsye politike. Madje vëtë Lulzim Basha dhe njerëzit e tij filluan të tregojnë në publik faktin se PD-së i ishin lutur për të futur në listat e saj Orlando Rakipin, por Basha e kishte refuzuar këtë ofertë pasi ka një koncept më të pastër për mënyrën se si duhet bërë politikë.

Lexo me tej:

Aqif Rakipi (Qifja) rikthehet fuqishëm në parlamentin e 25 Prillit

 Trinomi Rama, Doshi, Rakipi filloi të zërë vend edhe në studiot televizive si e vërteta e thjeshtë e blerjes së votës. Edhe në një nga daljet e para në publik, në qytetin e Durrësit, Basha foli me gojën e tij për këtë (shiko këtu poshtë).

Por, papritmas trekëndëshit të manipulimit i ra njëri nga elementët.

Në takimin e fundit në Shkodër sikurse duket edhe në titujt këtu poshtë Basha foli për regjimin Rama- Doshi. Dikush mund të mendonte se kjo lidhjej thjeshtë me qytetin verior i cili njihet edhe si kryeqendra e kryetarit të PSD. Pra se Basha ishte fokusuar tek Doshi pasi po fliste në Shkodër.

Por jo. Problemi ishte më i koklavitur. Po të shohësh takimin e tij me demokratët e Elbasanit, e cila quhet edhe si epiqendra e Aqif Rakipit, ai edhe aty e ka fshirë nga trinitia e së keqes emrin e njeriut që me forcën e vet zgjodhi dy deputetë për PS. Natyrisht në Elbasan, kreu i PD e përmendi me emër Rakipin. Ai thase diferenca mes PS dhe opozitës “përbehet vetëm nga votat e një familje kriminale, që është familja e Aqif Rakipit, djali dhe dhëndri i të cilit mblodhën më shumë vota se Edi Rama”. Por edhe në Elbasan sllogani i regjimit me tre emra nuk u përmend asnjëherë.

Eshtë e qartë se prej ditësh akuza për treshen Rama, Doshi, Rakipi ka rënë.

Po ç’ka ndodhur?

Mos vallë kreu demokrat po përsërit lojën për të cilën e kanë akuzuar shpesh kritikët e tim më të ashpër se ai përmend emra njerëzish, apo biznesmenësh për të bërë më pas “deal” me ta. Një version i përhapur brenda PD e mohon këtë hipotezë por flet për një lloj mesazhi që basha ka marrë nga Rakipi. Sipas këtij lajmi të pa konfirmuar dhe për të cilin Lapsi.al nuk ka parë prova konkrete, Aqif Rakipi i ka çuar një mesazh kryedemokratit që do të nxjerrë komunikimet mes tyre nëse ai vazhdon i përmend emrin. Dhe pas kësaj Basha e ka fshirë emrin e tij nga denoncimet. 

Andi Bushati: Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit

Por, pavarësisht nga këto hipoteza një gjë është fakt. Sot lideri i opozitës së mbetur flet vetëm për regjimin Rama Doshi dhe kjo i shton së tepërmi dyshimet për parimsinë e qëndrimeve të tij që shpesh ndryshojnë sipas interesave të momentit.

©Lapsi.al  



12 Comments

  1. Edhe ky Basha eshte si Shkullaku ,qe te dy jane njerez pa karakter ,jo stabil ,mashtruesa me nje fjale nuk kane pike burerie.

  2. O Bushati Basha ishte në Shkodër dhe do fliste për Doshin dhe Ramën.Kur të jetë në Elbasan e Peqin do flasë për Qifen dhe Ramën.Janë të ndara zonat.

  3. O Lapsi. Ju dhe gjitha mediat qe keni mbrojtur bashen. Tani po e kuptoni se kush eshte ai. Te mendosh qe qifja e ka ne dore ate dhe e shantazhon. Imagjinoni se cfar mund te ket rama ne dore, qe e mban bashen peng. E kam then ketu e 4 vjet me pare, rama e mban prej koqesh bashen. Dhe ai nuk nxier dot ze. Pazari eshte i thjesht. Un kryeminister deri 2029, ti kryetar opozite, po do besh lek te pa pare.
    Kaq e thjesht.

  4. Katër vitet e fundit u mor Rama çdo ditë me “lapsusin” e Bashës se shtatë herë shtatë bëjnë dyzet e dy.
    Në dhjetë dalje publike çdo ditë e përmendëte këtë lapsus mbi dhjetë herë.
    Po shoh këtu se Lapsi i Bushatit po i bën konkurencë Ramës, për ti numëruar Bashës se sa herë përmend birin e “Qifes”

  5. Lere Qifen e Doshin se kjo nuk te justifikon , Ti na dole garant se do ti mbroje me jete . Pse nuk e bere ? Tani ose largou ose protesta deri ne largimin e palloshit , rruge te mesme nuk ka . Mbaroi koha e pjo-ve . Iken apo rrine , varet vetem nga ty . Nese futesh ne parlament dhe gjoja nuk njeh zgjedhjet je humbes i perjetshem , PD-ja shkaterrohet komplet . Zgjidh e merr ose largohu si humbes ose lufto ne sheshe per te fituar ate qe nuk ishe ne gjendje ta mbroje.

  6. LAJMI I FUNDIT/ SHBA shpall zyrtarisht “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij: I korruptuar dhe minues i demokracisë në Shqipëri,o gimi dhe ju shpellkare nuk e keni kuptuar akoma kush eshte lulzimja qe ju ja lepini bythen e loqet per nate ketu te lapsi

  7. “Humbe edhe betejen me Historine. Te mundi dhe Ajo. Tani nuk je thjesht e Shkuara. Je pjesa me e shemtuar e saj. Ne fund nuk e bere dot pis Shqiperine. E lodhe, e gjakose, e drobite. Por ajo fitoi mbi ty. Tani te lutem, ktheji dhe parate!”

    1. Te lumte Sokol Balla, e ke kete postim te kopjuar te gazeta TemA, por ta paskan kopjuar edhe ketu llaf per llaf!
      E ke hak nje masturbim para kompjuterit me imazhin e Belinde Ballukes

  8. Lapsi.al . Ju duhet ta dini se ‘Qi fen’ shkodranet e kane sharje, ndaj atje nuk thote dot kush ate emer, Qife pra, se duket sikur po i shan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *