• |
ide | kryesore

Turneu i tretë madhor radhazi i humbur, nuk ka Europian për Reus: “Zgjedhje e vështirë, por duhet të rikuperoj”

-Instant, Sport



Edhe një herë, Marco Reus nuk do të jetë në gjendje të diskutojë një kompeticion madhor me fanellën e Gjermanisë. Mesfushori i Borussia Dortmund u detyrua të heqë dorë nga Kupa e Botës 2014 për shkak të ndrydhjes së pësuar në kaviljen e majtë dhe më pas nga Kampionati Evropian 2016, përsëri për shkak të dëmtimit. Edhe një herë lojtarit iu desh të ngrinte flamurin e bardhë.

Reus është munduar ta shpjegojë situatën në rrjetet sociale: “Pas një sezoni të komplikuar, të lodhshëm dhe përfundimisht të suksesshëm, vendosa, së bashku me trajnerin e kombëtares, të mos shkoj në Kampionatin Evropian. Ky vendim ishte shumë i vështirë për mua, sepse jam gjithmonë shumë krenar kur jam lejuar të përfaqësoj vendin tim. Pas një viti shumë intensiv dhe pasi arrita objektivat e mia me Borussia Dortmund, vendosa t’i jap trupit tim kohë për t’u rikuperuar! Do të përfitoj nga pushimi për të qenë në gjendje të filloj sezonin e ri në një mënyrë optimale! Unë i uroj Jogit dhe ekipit tonë të gjitha të mirat për Europianin, do të duartrokas si një tifoz dhe do të kryqëzoj gishtat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *