• |
ide | kryesore

Arnault donte të blinte Milan: zbulohet tentativa e mashtrimit në Zvicër, nisin hetimet

-Instant, Sport



Një ndërmjetës financiar, D.V., 62 vjeç, nga Brescia, është shtirur si njeriu i besuar i Bernard Arnault, për të tentuar një mashtrim në Zvicër. Sipas Prokurorisë Publike të Milanos, e cila po heton cështjen, ish-zyrtari i bankës gjithashtu përdori në mënyrë të përsëritur “kartën Milan” pasi qarkulluan zëra për blerjen e mundshme nga grupi LMVH.

La Repubblica ka rindërtuar faktet: D.V. para dhe pas pandemisë, duke punuar në financimin e një projekti të madh të pasurive të patundshme në një zonë zvicerane, ka marrë një pjesë të aksioneve të kompanisë kontraktuese, edhe falë një garancie të pashkruar, e cila rriti prestigjin e saj: ai e kishte deklaruar veten se ishte njeri i besuar në Itali i Bernard Arnault dhe ndërmjetësi i tij i privilegjuar në negociatat për blerjen e Milanit.

Të shumta dyshimet, të kompletuara edhe me shumë mesazhe e-mail të rremë, dhe tani karabinierët po hetojnë për një përpjekje për mashtrim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *