• |
ide | kryesore

Berisha mbron pasurinë e djalit dhe vajzës: Nuk kanë marrë asnjë lek nga shteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se akuzat e DASH janë të gjitha politike dhe të pabazuara. Ai thotë se familja e tij nuk ka asnjë pasuri nga marrëdhëniet me shtetin.

“Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën e saj në të njëjtën lagje dhe ka 15 vite që merret me një fondacion për fëmijët autikë. Kur i përmend tjetrit gruan duhet të kesh disa fakte. Ajo vetëm është nderuar me çmime.

Djali im ka marrë rrogë 3-4 muaj në fillim në një ndërmarrje publike dhe më pas nuk ka pasur asnjë lidhje me shtetin. Ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë në sektorin publik.

Gërdeci? Aq sa ke lidhje ti me Gërdecin ka lidhje djali im. Të faktuara janë se gjithçka ka qenë gënjeshtër.

Vajza ime ka bërë bilancin këtu në studio me ty. Ajo ka punuar 7 vite në Kosovë me dhëndrin dhe së bashku kanë përfituar 1milion e 400 mijë dollarë. 400 mijë i kishin përdorur dhe 1 milion i kanë kursyer. Akuzat për Argitën kanë qenë të gjitha pa bazë.

Akuzat janë fund e krye politike” – tha Berisha në Opinion. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Por, ndoshta për herë të parë, Sali Berisha “drejtoi gishtin”, ndaj pasardhësit të tij në krye të PD-së, Lulzim Basha.

    Ky i fundit një person I mbështetur dhe suportuar fort nga Sali Berisha, por sot Berisha tha “Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, ka qënë politike, ska pasë asgjë për Berishën”.

    Kujtojmë këtu se në atë kohë ministër i Transportit, ishte pikërisht Lulzim Basha.po ku i gjeten pronat dhe milionat e eurove qe kane keto kelyshet e tu,per kete pergjigju

  2. Per nje firme qe hidhje ti qe nje person te hapte bisnes ne shqiperi vajza jote kerkonte miliona euro nga ky person.
    Prishe kompleksin partizani dhe ja dhe dhenderrit te ndertonte pallate dhe te fitonte miliona euro.
    Ke bere edhe shume gjera te tjera pa folur per vrasjet ne mase por do nje nate dimri ti rendisesh.

    1. Po lejet e ndertimit kush I dha te “kompleksi partizani” di gje? Ed Rama o loqja partis. Si njeri si tjetri muter jane, ndaj duhen zhdukur nga politika.

  3. Doktor i di o ben si kur nuk i di rinin te gjith e kaloim pa ngren e pa fietje problemi esht pleqerin eshte e veshtir sa per pasurin nuk eshte nevoja te futesh duart te banka e shtetit eshte apalti qe ndertimet sot behen e neser bien si termeti i nendorit 2019.

  4. Sipas të dhënave të dokumentuara nga Petifer dhe Vickers, na del një Berishë krejt tjetër nga ai që luan aq fort me kartën e patriotit.

    Në librin e studiuesve të njohur nënkuptohet se ish-presidenti shqiptar ishte “shumë pranë shërbimeve franceze”, shërbime të cilat ishin seriozisht të investuara në mbështetjen ndaj Millosheviçit dhe shpërbërjes së UÇK-së.

    Në atë periudhë u arrestua Adem Jashari, heroi tjetër Zahir Pajaziti, ndërsa një skuadër me pagesë u dërgua në Tiranë për të vrarë Hashim Thaçin, por ekzekutuan gabimisht shokun e tij të dhomës gazetarin Hysni Vulaj.

    Berisha ka studiuar në Paris i dërguar nga regjimi i Hoxhës që aq shumë e anatemon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *