• |
ide | kryesore

Grupi “Për PD”-në letër Bashës, kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi “Për PD”-në kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve për drejtuesin e partisë.

Nëpërmjet një letre drejtuar Bashës dhe kryesisë së partisë, grupi e konsideron 13 qershorin një datë “në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike”. 

Sipas grupit “Për PD”-në, një datë tjetër do të ishte në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit.

“Gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë”, thuhet më tej në kërkesë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *