• |
ide | kryesore

Mbi 4 km vatra e zjarrit në Schinos të Greqisë

-Instant, Lajme



Një zjarr i madh vijon të djeg sipërfaqen e tokës në zonën pyjore të Schinos, Korint të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një zonë pyjore por përhapja e tij bëhet me shpejtësi. Për shkak të flakëve të zjarrit autoritetet vazhduan me evakuimin parandalues ​​të vendbanimeve të Schinos dhe Agia Sotira.

Ndërkohë beteja me flakët është bërë akoma më e ashpër për shkak të erës së fortë që fryn në zonë.

Në ndihmë të zjarrfikësve janë vendosur edhe 17 avionë të cilët po hedhin vazhdimisht ujë për të neutralizuar flakët që deri më tani kanë djegur edhe disa banesa.

Zjarri ka disa vatra të mëdha çka e bën akoma më të vështirë shuarjen, ndërsa natën raportohet se arriti në 4 kilometra vatra aktive.

Pas evakuimit të fshatrave Skina, Shën Sotira, Vamvakies dhe Mikrolimni, po punohet për evakuimet të tjetra masive në zonë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *