• |
ide | kryesore

Mbyllet gjyqi për Adriatik Llallën, sot pritet vendimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka mbyllur sot gjyqin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se vendimi përfundimtar do të shpallet në 13:30.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik. Kjo pretencë e dhënë për së dyti vjen pas heqjes dorë nga ish-kryeprokurori Llalla nga gjykimi i shkurtuar dhe rikthimit të procesit gjyqësor me procedurë të zakonshme.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raportoi për “Balkanweb” se sot u zhvillua një seancë që ka zgjatur një orë e gjysmë, ku ishte i pranisihëm edhe i pandehuri Adriatik Llalla.

“Përmes avokatit, Llalla ka kërkuar që të shpallet i pafajshëm dhe të hiqen sekuestrot për pasurinë e tij. Avokati pretendon se mos-deklarimi i shumave nuk është vepër penale, por administrative.

Avokati ka thënë se Llalla ka shpenzuar më shumë se 7 mijë euro në Gjermani, sepse iku atje bashkë me familjen e i shpenzoi atje, pasi u kërcënua. Avokati ka thënë se një mik ka shpenzuar për Llallën, duke dhënë edhe fatura. Prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin. GJKKO pritet të shpallë vendimin për Llallën në orën 13:30. Gjykata i dha kohë palës mbrojtëse”, tha gazetarja.



2 Comments

  1. denohet 6 muaj me pune ne terren . rrofte drejtesia si draper.
    me jepni pasurine e vjedhur te ketij dhe beje 5 vjet burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *