• |
ide | kryesore

“Në Shkodër nuk e falin lehtë Partizanin, janë të gjithë me Teutën”: Martini ‘nxit’ hakmarrjen e Vllaznisë

-Instant, Sport



“Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, asnjëherë Partizani s’e ka pasur të lehtë më Vllazninë, si në Shkodër si në Tiranë. Mendoj që ka mundësi ta fitojë ndeshjen dhe të futet në garë për titullin kampion dhe vetë Vllaznia, e shoh një ndeshje të luftuar”. Një kortezi që Edi Martini e pret nga skuadra e vendlindjes në një 90 minutësh që mund të vendosë titullin kampion. Si shkodran, tekniku i Teutës pret që kuqeblutë të bëjnë maksimumin për të marrë rezultat ndaj kreqytetasve. E për të siguruar që të gjithë të kenë ‘sjelljen’ e duhur në fushë i ka kujtuar shkodranëve se Partizani toleroi ndaj Kamzës në ndeshjen e fundit, duke rrëzuar Vllazninë nga kategoria.

“Çuditem me deklaratën e Gurishtës, pasi unë kam shumë mesazhe në telefonin tim që nëse nuk e merr titullin Vllaznia, të gjithë në Shkodër janë me Teutën. Gurishta ka qenë pjesë e Vllazninë dy vite më parë kur Partizani lëshoi në një ndeshje ndaj Kamzës, kështu që nuk besoj se shkodranët i’a falin kaq lehtë Partizanit”, tha Martini.

Polemikat kanë qenë pezente në këto ditë në futbollin shqiptar, pas deklaratës së presidentit të Laçit, Pashk Laska, se titullin e fiton Teuta, në kohën kur bardhezinjtë e tij janë dy pikë larg dhe e presin skuadrën durrsake në shtëpi të premten: “Unë nuk e di se si e ka thënë presidenti i Laçit, atë bisedë. Në do bëjmë punën tonë, unë e di që duke njohur presidentin e Laçit është një deklaratë më shumë thumbuese sesa deklaratë reale. Do jetë një ndeshje e luftuar dhe shpresoj të fitojmë ne” dribloi Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *