• |
ide | kryesore

‘Non grata’ në SHBA, Berisha: Më është prekur nderi dhe dinjiteti!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, është shprehur se i është prekur dinjiteti njerëzor.

‘Nëse i prek tjetrit dinjitetin dhe vlerat, ti e zhvlerëson atë për njerëzit e tij, komunitetin dhe vendin e tij. Unë kam qenë presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë. Unë kam qenë në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve. Unë sot jam një qytetar privat dhe kam dinjitetin tim.

Nëse do të ktheheni pas 40 vite, do të më gjeni mua një kardiolog pasionant dhe një njeri i udhëtuar, kisha një banesë pak më të vogël se kjo kam sot. Por nuk kisha dinjitet.

Kjo ka qenë shtysa ime për të dalë kundër atij rregjimi në ato shkrime që kam publikuar nga alfa dhe omega e atij regjimi.

Sot ku pas 8 vitesh i larguar nga drejtimi, shkelmohet dinjiteti im, unë ndërmarr një akt të tillë, që nuk është kundër SHBA, që ushqej ndjenjat e mia, por ndaj një njeriu pas asnjë argument, ka renditur akuza që nuk ka guxuar ti shtrojë asnjë, as kundërshtari më i egër’, tha ish-kryeministri Sali Berisha.



8 Comments

  1. Po shqiptaret qe i ke hedhur si lecka rrugeve te evropes a thua se jane njerez pa komb?!!! Ke menduar ndonjehere per nderin dhe dinjitetin e tyre???! Po per viktimat e otrantos? 1997? 21 janarit??? ti je vrases!!

    1. E bekofte zoti nje vrases i 21 Janarit. Nje hajdut qe vodhi tokat e klubit Partizani, korrupsioni i qelbur te Porto Romano, historia e Cez. Ka dhe plot te tjera, mjaftushem per ta cuar ne burg. Ky maskara thote ku jane provat. Si dhe qorrat qe ju ka hedhur trute e gomarit kur mbrojne kete kriminel.

  2. Paraqitja me mjerane e ketij njeriu ne 30 vjet karriere politike!
    Po mbrohet me karten e dinjitetit!
    Po dinjiteti I cdo shqiptari ne keto 30 vjet ka patur ndonje fare rendesie zoteri?! Sepse,po te kishte patur rendesi apo vemendje,do e kishim kete bilanc dhe realitet tragjik me Shqiperine dhe shqiptaret?!…
    “Dinjiteti” kesisoj po kerkon te sherbehet si fija e kashtes ku deshperimisht kapet I mbyturi!….

  3. Si gjithmone ne kete vend fajet i ka Berisha, bertasin shqipot ujku, ujku dhe cakalli ben kerdine.
    I beni pak pyetjen vetes o te mjere, kush ka qeverisur keto 8 vjet dhe si.
    Berisha ka shume e shume mekate. Por ka hajdute mbi hajdute, sot ju qeverisin kriminelet dhe s’doni ta kuptoni. Berisha nuk hante e pinte me ta ne nje tavoline.

  4. Pra imagjinojeni vetë se sa i shtrenjtë duhet të jetë ky avokat! Duke mos bere transparencë pikërisht mbi aspektet financiare Berisha duket se konfirmon edhe një herë akuzat për korrupsioni të paraqitura nga Departamenti i Shtetit.Tani Qeni qe po ngordh flet per dinjitet ku e njeh rraca juaj shpellkare e cecene cfare do të thote dinjitet o Bisturia serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *