• |
ide | kryesore

Parregullsi në shpenzimet e arbitrave: Federata italiane nis hetimin, pezullohen arbitrat e përfshirë

-Instant, Sport



Prokuroria Federale e FIGC ka hapur një hetim për të konstatuar ndonjë parregullsi të mundshme në rimbursimin e shpenzimeve në sektorin e arbitrimit. Sipas asaj që mësohet, përfundimi i veprimtarisë hetimore duhet të përfundojë në ditët në vijim. FIGC, në marrëveshje me presidencën e Shoqatës italiane të arbitrave (AIA), u aktivizua menjëherë pas një sinjalizimi mbi parregullsitë e pretenduara administrative në lidhje me rimbursimet në të gjitha nivelet.

AIA: “ARBITRAT E PËRFSHIRË JANË PEZULLUAR”
“Në zbatim të objektivit për transparencë maksimale të asociimit dhe siç është komunikuar tashmë në këtë faqe ditët e fundit, qeverisja e re e AIA-s ka nisur auditime të brendshme administrative dhe të kontabilitetit për rregullsinë e rimbursimeve-shpenzimeve të paguara për aktivitetet teknike dhe shoqëruese. Nga këto kontrolle, duke gjetur mospërputhje kontabël në përpilimin e rimbursimeve të shpenzimeve të hartuara nga disa anëtarë, Presidenca e AIA-s e dërgoi të gjithë dokumentacionin relativ tek Prokurori Federal i FIGC më 21 prill. Në pritje të përfundimit të hetimeve federale, të gjithë bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë çështje u pezulluan nga aktiviteti teknik, si masë paraprake ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *